Gjeneralmegafoni

Censura 2.0

Censura është kufizimi i qëllimshëm lirisë së shprehjes prej qeverive. Ajo mund të mveshë forma të ndryshme dhe mbi të gjitha, ka gjetur një fushë zbatimi të suksesshme dhe në Internet.  Një metodë e re dhe më pak e dhimbshme është kalimi në heshtje i saj me anë të një ligji që shpall si qëllim kryesor mbrojtjen e një të drejte, siç është e drejta e autorit.

Lexo...

Fabula me Kryeministër

Më ka intriguar gjithmonë Fenomeni X. E kam quajtur X për dy arsye; për ti rënë shkurt, sepse një përkufizim të saktë e me pak fjalë nuk e jap dot; dhe sepse ka të bëjë me shenjën X, të cilën e kemi të drejtë kushtetuese  e detyrë qytetare ta vendosim në fletët e votimit. Fenomeni X në radhë të parë më ka krijuar përshtypjen që është ekskluzivisht shqiptar, madje nuk do të gabohesha nëse përjashtoja këtu bashkëkombësit në Kosovë dhe Maqedoni.

Lexo...

Një vit më vonë, një vit më shumë

Një vit pas shtypjes me dhunë të demonstratës së 21 janarit dhe pas grushtit të shtetit të diktuar nga Saliu disa ditë më vonë, jemi të detyruar të bëjmë një konstatim jo shumë optimist për kombin që tenton të hyjë denjësisht në 100 vjetorin e Pavarësisë së tij...

Lexo...

Sa më pak “Merkozy”

Samiti Evropian i 8-9 dhjetorit 2011 shënon një kthesë shumë të rrezikshme për të ardhmen e Evropës. Kryetarët e shteteve dhe udhëheqësit evropianë, nëpërmjet arritjes së marrëveshjes për mbrojtjen e pavarësisë së Bankës Qendrore Evropiane dhe paktit të stabilitetit, imponimit të disiplinave buxhetore për vendet evropiane me anë të ndëshkimeve, vendosja e “rregullit të artë” në ligjet bazë dhe krijimi i “të drejtës për të ndërhyrë” nga ana e institucioneve evropiane në buxhetet kombëtare, po i çojnë njerëzit në disfatë, drejt një Evrope kaotike.

Lexo...

Vetia debilizuese e të qenit politikisht korrekt

Askush nuk mund të thotë me bindje se nuk ka qënë të paktën një herë në jetën e tij/saj në pozita të tilla ku i është dashur të tregohet politikisht korrekt/e. Do të ishte gënjeshtër. Çdokush mund të gjendet në situata të tilla ku i është dashur të zbusë tonet në mënyrë eksesive për të evituar konfliktet ose për të shmangur një përplasje me një kategori njerëzish. Dikujt i është dashur të tregohet hipokrit, dikujt tjetër tolerant deri në ekses, dikujt i ka shërbyer një sjellje prej sahanlëpirësi, ndërsa dikujt tjetër ,që qëndron larg interesave të ngushta personale por që nuk ka kurajën të mbrojë ato pak gjëra që mendon, struket pas indiferentizimit.

Lexo...

Page 1 of 35

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Vidhni në paqe, nuk ju nget më njeri

Ishte në ajër. Ndihej se Ilir Meta do të shpallej i pafajshëm. Po sikur një fije e vogël dyshimi na shtynte të mendonim se mund të merrej një vendim ndryshe. Takimet e njëpasnjëshme midis Saliut, Ilirit në shtëpinë e këtij të fundit dhe midis Saliut, Lulit dhe Ilirit në Rogner, shtëpia e të gjithë allishverisheve, mund të linin përshtypjen se dy të parët do e sakrifikonin kreun e LSI-së për disa muaj, sa për të qetësuar gjakrat. Por jo. Patëm konfirmimin e tmerrshëm se drejtësia i përulet me respekt hajdutërisë së insitucionalizuar, për të mos thënë se edhe ajo është shprehje institucionale e hajdutërisë. Por edhe sikur të dënohej Ilir Meta, përfundimi do të ishte i njëjtë. Ai do të dënohej jo sepse duhet të dënohej si kriminel i rëndomtë, siç është, por sepse kështu do të donte Luli me Saliun.

Nëse do të duhej të zgjidhnim, varianti i dytë do të ishte edhe më i poshtër se i pari, por do të kishte meritën reaksionare të qetësimit të gjakrave, përveç gjakrave të Ilirit dhe të anëtarëve të LSI-së që jeton me, nga dhe për atë. As nuk e çonte nëpër mend Iliri këtë zgjidhje diplomatike dhe çfarë nuk bëri për ta evituar: duke shantazhuar, duke thërritur ekspertë të midhjes dhe të peshkut vetëm e vetëm që të dilte i pafajshëm. Dhe ky përfundim u duk qartë kur në pretencën e Prokurorisë u kërkua një masë dënimi aq e ulët. Po tani? Kjo i ngjan si një provokimi që treshja e pushtetit po i bën popullit, i tipit: “hë, ça do bësh tani? E shikon ça pushteti kemi ne?!”, kurorëzuar me një “ik e p….! s’të pyesim hiç”. Lëvizja më e mirë është mospërgjigjja ndaj provokimeve. Por nuk është ky rasti. Për hir të shumë gjërave që nuk kemi pse t’i citojmë këtu, pasi i ndjejmë në zemër, duhet të reagojmë.

 

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania

Facebook