Paternalistët e politikës shqiptare

 

paternalizmi

Pas ngjarjeve të djeshme në Prishtinë është shumë e vështirë të kuptosh, nga brenda Republikës së Shqipërisë, se përse situata u përshkallëzua aq shumë. Asnjë analist, asnjë analisto-politikan, madje as edhe një deputet i ardhur në pushtet me kujtimin e rëndë të 21 Janarit, nuk përpiqet të analizojë qoftë dhe në mënyrë sipërfaqësore situatën atje.

Përjashto vetëm njërën, një analizë të cekët, e vetmja analizë që po del gjithmonë e më në pah, ajo me ngjyrime paternaliste: mos bëni kështu se nuk është mirë. Shumica e atyre që formulojnë këto kritika e kanë të vështirë të pranojnë se ka masa të gjera në popull që tashmë kanë mësuar të ecin vetë. Continue reading “Paternalistët e politikës shqiptare”

Paternalistët e politikës shqiptare

Ngritja e përballueshme e SIRIZËS

sirizaFitorja e Sirizës, nuk e di pse, s’më entuziazmon. Madje më vjen inat me veten pse nuk më entuziazmon fitorja e të majtës radikale, vota e vegjëlisë, grushti dërrmues që masat i dhanë dinastive politike në Greqi!

Pastaj shoh sesi, bashkë me shumë të majtë që janë gëzuar çiltërsisht, kjo fitore e Sirizës ka gëzuar edhe fashistët e Le Penit, karagjozët e Grillos, dhe bjeri ti biem indipendetistët e ishullit Britanik të UKIP-it. Pra diçka kam nuhatur që s’më entuziazmon te kjo fitore historike. Thjesht nuk po kuptoj se çfarë.

Më shqetëson edhe tendenca e disave për t’i vënë bashkë grekët e Sirizës me shqiptarët e Vetëvendosjes. Me siguri sepse protestat e udhëhequra nga Albin Kurti të këtyre ditëve përkojnë në kohë me fitoren e Tsiprasit në Athinë, sepse tjetër analogji mes dy lëvizjeve vështirë të gjehet. Continue reading “Ngritja e përballueshme e SIRIZËS”

Ngritja e përballueshme e SIRIZËS

Gjykatat e mosvarme dhe varësia e tyre ndaj pushtetit

gjykatatatatata

Në 22 mars të vitit 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet duke marrë 92 deputetë, nga 140, të Kuvendit Popullor. Është e qartë se me aleatët e asaj kohe, PSD-ja dhe PR-ja, të cilët kishin respektivisht 7 deputetë dhe 1 deputet, koalicioni i udhëhequr nga Saliu shkonte në 100 deputetë. Gjithçka e bukur, solemne, ngazëllyese për një fillim të ri për Shqipërinë. Continue reading “Gjykatat e mosvarme dhe varësia e tyre ndaj pushtetit”

Gjykatat e mosvarme dhe varësia e tyre ndaj pushtetit

Syriza, PASOK-u i ri

Syriza, partia e majtë radikale greke, e cila sipas sondazheve të fundit, mund të dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme legislative në Greqi, ka filluar një operacion “seduksioni” me Kishën Ortodokse greke. Pasi takoi të parin e Kishës dhe pasi vizitoi murgjit e malit Atos, Tziprasi, lideri i Syrizës, dëshiron të tregojë me fakte “respektin për Kishën”. Pasi njoftoi dhe tregoi me fakte respektin për NATO-n, për BE-në dhe për Euron, tani iu vardis institucionit më konservator grek. Dhe kush? Përgjegjësi i një partie e cila një nga shtyllat kryesore ku mbështetej ideologjia e saj ka qenë skepticizmi ndaj këtij institucioni. Continue reading “Syriza, PASOK-u i ri”

Syriza, PASOK-u i ri

Kush është Charlie dhe keqkuptimet e shqiptarëve

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga sulmi terrorist ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, i cili tronditi Francën dhe mbarë botën. Jehona që do të lerë pas do të jetë e gjatë, mbase po aq sa 11 Shtatori i Kullave Binjake dhe do të shenjojë, pa asnjë dyshim, kalendarin e historisë.

Në të njëjtën kohë që vëllezërit Kouachi ekzekutonin 10 gazetarë dhe 2 policë në Paris, Boco Haram masakronte 2000 civilë në Nigeri. Lajm ky i fundit i cili kaloi thuajse në heshtje. Të gjitha mediat e kishin përqëndruar vëmendjen në Paris, mijëra gazetarë, qindra televizione nga e gjithë bota. Rrjetet sociale gumëzhinin, blogjet e gazetat edhe më shumë. Charlie Hebdo, nga një revistë e panjohur, në prag të falimentimit, brenda ditës u bë emri më i njohur për të gjithë. Continue reading “Kush është Charlie dhe keqkuptimet e shqiptarëve”

Kush është Charlie dhe keqkuptimet e shqiptarëve