Në jetë njeriu mëson që…

dritero

Ishte një periudhë në Italinë fqinje, në të cilën çdo ditë raportoheshin lajme mbi qentë që sulmonin njeriun. Një i moshuar përfundonte në spital nga kafshimi i qenit të komshiut, një qen kafshonte të zotin, fëmija i masakruar nga një Chihuahua, e kështu me rradhë. Aq shumë u shtuan këto raste sa që lajmi “qentë e rrezikshëm” zuri vendin e parë në rubrikat e lajmeve. Kjo periudhë u pasua nga një sezon qetësie ku qentë e Italisë (kujtoj që në Itali thuajse nuk ekzistojnë qentë e rrugës) le të themi u qetësuan. Më pas, sërish një tjetër valë lajmesh të para e të dyta, urgjente dhe të tmerrshme, sulmesh të njëpasnjëshme të qenit ndaj njeriut. E prishi rehatinë edhe Qeveria e Romës derisa miratoi nja dy ligje qesharake. Kjo situatë u përsërit disa herë në intervale kohe dy-tre mujore… Continue reading “Në jetë njeriu mëson që…”

Në jetë njeriu mëson që…

Loja e prapë e Dules

untitled_2011325

Në politikë dy plus dy nuk bëjnë gjithmonë katër, ka raste që bëjnë pesë, apo edhe trepik’pesë.

Nga kjo teoremë rezulton se në politikë ka fare pak gjëra të sigurta ndër të cilat postulatet: “në politikë asgjë s’është e sigurtë” dhe “në politikë asgjë s’është e rastësishme”.

Ndaj edhe shfaqja e Vangjel Dules në ditën e parë të fushatës, në Himarë, me flamurin e Vorio Epirit nuk kishte asgjë të rastësishme. Naiv kush mendon të kundërtën. Continue reading “Loja e prapë e Dules”

Loja e prapë e Dules

Kurrë mos i besoni një të vetëshpalluri të “pavarur”

download

Për shkak të zhgënjimeve të njëpasnjëshme politike, populli shikon gjithmonë me një admirim kandidatët e rinj që dalin në çdo palë zgjedhje, me siglën “të pavarur”. Të ishe i pavarur donte të thoshte të kanalizoje të gjitha pakënaqësitë që kishin njerëzit. Edhe sot, jemi përpara të njëjtës situatë. Zhgënjimi i njerëzve për shkak të politikës gjen ende një shprehje në shumëfishimin e kandidatëve të pavarur. Continue reading “Kurrë mos i besoni një të vetëshpalluri të “pavarur””

Kurrë mos i besoni një të vetëshpalluri të “pavarur”

“Të veprohet”

images1

Folja e përdorur në mënyrën urdhërore të kohës së tashme (për amatorët: diateza pësore-vetvetore, mënyra urdhërore, në kohën e tashme), është një nga abuzimet më të shpeshta me të folmen mes shqiptarëve. “Të bëhet”, “të çohet”, “të nënshkruhet”, i themi njëri-tjetrit kur na vret pesha e evidencës së veprimit që duhet të ishte kryer, por s’po kryhet, ndërkohë që nuk ka asnjë vështirësi në kryerjen e tij. Është një mënyrë që përdorim për të hequr përgjegjësinë nga vetja, për mos t’ia ngarkuar tjetrit dhe për ta lënë veprimin të kryhet vet, tashmë i pjekur dhe i përgatitur dhe i rrahur në vaj e në uthull, nga këto seri ping-pongjesh që i servirim njeri-tjetrit. Me pak fjalë, është një “zonjë” mënyrë për të shprehur vullnetin tonë të brendshëm “politik” se diçka është për t’u bërë, pa u lagur në lumenjtë e vështirë të përgjegjësisë, që nuk e dimë se ku na çojnë. Continue reading ““Të veprohet””

“Të veprohet”