Mjerimi i të majtës dhe qukapiku i Kim Jong Il-it

e majta

Lideri i Madh i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, nuk defekonte asnjëherë. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë në biografinë e tij. Ai gjithashtu lindi në malin më të lartë të Koresë, ndërsa në qiell u shfaqën dy ylberë, një qukapik trokiti një herë të vetme në qiparisin më të lartë, dhe një yll i ri u shfaq në qiell. Sot qukapiku është shpend i shenjtë në Korenë ateiste të Veriut… Continue reading “Mjerimi i të majtës dhe qukapiku i Kim Jong Il-it”

Mjerimi i të majtës dhe qukapiku i Kim Jong Il-it

Kryeqytetari përtej çdo hije dyshimi

luliluli2

Pritëm që Bashkia e Tiranës të dilte me një deklaratë zyrtare në lidhje me skandalin e ndërtimit të një kati shtesë në pallatin ku banon Luli, me kërkesë dhe për përfitim të këtij të fundit. Më në fund doli edhe pse me një gjuhë të varfër, të përgjithshme dhe që rimerrte sofizmat e statusit të Saliut në Facebook. Ishte një deklaratë që nuk thoshte asgjë, përveçse tregonte gishtin e mesit të gjithë atyre që ndihen të revoltuar prej një katandisjeje të tillë të atyre që u besojmë votën, fatet e qyteteve tona dhe mundësinë që të na përfaqësojnë. Në këtë kontekst, Luli ka kapur maja të paaritura më parë, sikur të mos mjaftonte shitja e detit dhe 21 Janari. Continue reading “Kryeqytetari përtej çdo hije dyshimi”

Kryeqytetari përtej çdo hije dyshimi

Presidenti moralist

bujar_nishani_2131325

Në intervistën e fundit dhënë gazetës “Shekulli”, Presidenti shpalosi më në fund në tërësinë e tyre, talentet politike të tij: morali mediokër dhe vartësia e plotë ndaj udhëheqësit natyral të opozitës. Kur e para vihet në shërbim të të dytës, Presidenti duket që është në habitatin e tij natyror. Kur Presidenti përzien këto dy ingredientë, duhet që të gjithë t’i lexojmë intervistat dhe deklaratat e tij. Nuk duhet t’i bojkotojmë dhe as t’i tallim. Ose ndoshta dhe mund t’i tallim, por jo t’i bojkotojmë. Sepse kur Presidenti shfaq më të mirën e tij, dijeni se ai është produkti më i përfunduar dhe më i arrirë i tranzicionit shqiptar. Continue reading “Presidenti moralist”

Presidenti moralist