Shoqëria e të shtypurit shkronja kot

images2Paskërkish një konflikt midis kryetarit të PD-së Shkodër dhe Kryetares së sapozgjedhur të Bashkisë Shkodër. Konflikti qenka seriozë. Me sa thonë. Nuk i flasin as njëri tjetrit. Dikush do të thoshte se s’qenka dhe aq serioz. Përgjithësisht nuk i flasim njëri-tjetrit për hiçgjë dhe ruajmë mëri shekullore për arsye që harrohen (nëse ka patur të tilla). Por ja që kësaj here qenka serioz me të vërtetë.
Dhe ku më mirë se në një artikull në faqen e katërt të një gazete prestigjioze tonën do të gjeja të shtjelluar, shpjeguar, analizuar, komentuar, dokumentuar këtë sherr veror. Midis lajmit se universi po vdes dalengadalë dhe sherrit në PD-në e Shkodrës, zgjodha të lexoj çarçafin e dytë, për të kuptuar se si ndodh një sherr ne PD.

Continue reading “Shoqëria e të shtypurit shkronja kot”

Shoqëria e të shtypurit shkronja kot

Faleminderit Sali!

rivalry_95405
Faleminderit Sali që na dhe një kryetar shteti mediokër! Ai di të shkruajë hartime me “aeroplana” dhe “autokombajna”. Ai di të jetë i pranishëm atje ku s’duhet dhe të zhduket atje ku lipset më shumë prania e tij. Por ajo çka është më e rëndësishme, ai di të jetë mediokër. Jo më shumë se sa të tjerë, as më pak se të tjerë, ai është mesatarisht mediokër. Ndërsa ti që je flamurtar i ligësisë, na e bëre dhuratë para se të largoheshe. Të falenderojmë me buzëqeshje të ngrirë, për këtë Sali. Continue reading “Faleminderit Sali!”

Faleminderit Sali!