Nëntori i shkjajve

vetevendosje

Është e vështirë të shtjellosh idetë në një artikull mbi ngjarjet e këtij 28 nëntori në Prishtinë. Jo vetëm prej faktit se ajo që ndodhi ishte një paturpësi antikombëtare dhe antidemokratike, një akt që qëllimisht është bërë më datë 28 Nëntor, si për të treguar se Kosova nuk ka asnjë lidhje me idealin shqiptar, por edhe sepse nga dëgjimi i mediave tani që po hedh këto rreshta, dëgjohen ende pjesëza të shëmtuara të teorisë autoritariste sipas të cilës veza ishte akt i dhunshëm. Para një degjenerimi të tillë të mendjes, çdo mendim, veprim apo reagim rrezikon të duketi pashpresë, aq e helmatisur është mendja e shqiptarit. Nga vetë shqiptarët. Dhe sigurisht, kjo në dëm të shqiparit si faktor në Ballkan dhe si subjekt i Historisë. Continue reading “Nëntori i shkjajve”

Nëntori i shkjajve

Gabimet e Qeverisë me “projektligjin për shpifjen”

foto_artikull_qeveria

Kush po gërthet lart e poshtë për rikthimin e censurës është pikërisht ai që u akomodua më së miri me censurën në kohën e Sali Berishës. Bën një lojë të dyfishtë, i nxitur nga arsye personale, nga arsye biznesore, politike ose thjesht për shkak të një qendrimi të dyfishtë që ndoshta buron edhe prej një klime më të mirë për lirinë e fjalës, krahasuar me para disa vite.
Kush po i bën jehonë këtyre gërthitjeve është ai që ka dy vjet që mezi pret të zhgënjehet, ose ai që është zhgënjyer realisht ose ai që thjesht është kundër qeverisë. Continue reading “Gabimet e Qeverisë me “projektligjin për shpifjen””

Gabimet e Qeverisë me “projektligjin për shpifjen”

Për martirizimin e gjuhës shqipe

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim.  Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.
Ismail Kadaré

Për martirizimin e gjuhës shqipe