Bërja e Kombit shtet

“Gjendja nuk është e mjerë, e mjerë është ideja jonë e institucionit. Mjaft të shohësh qartë, ta hedhësh votën me përgjegjësi ose të dalësh në shesh i bindur dhe ky mjerim merr fund. Jo të mendosh se ky vend nuk ka shpresë dhe ta hedhësh votën gjithsesi. Një votë të tillë mund ta japësh dhe për çmimin e bukës së një dite, por ditët e tjera do të përpiqesh të paguash sado shtrenjtë vizën me të cilën do të arratisesh. Me votën nis arratia e shqiptarëve, me krijimin e shtetit të tyre shqiptarët historikisht mësuan të ikin prej atdheut. Sepse vullneti institucional për shtet dhe vullneti civil për shoqëri nuk është kërkesë e brendshme, por vullneti i rekomanduar nga të huajt përmes projektesh. Kur kjo lloj shoqërie krijon shtet, nuk mendon shtetin e popullit dhe kombit të vet, por shtetin që kënaq të huajt…
…Bërja e Kombit shtet nuk është betejë, por luftë e gjatë. Në çastin kur shumica jonë i hyn me bindje kësaj lufte, lufta përfundon menjëherë. Për të hyrë në radhët e kësaj lufte shqiptarët në shumicën e tyre do të duhet të mësojnë të tradhtojnë: të tradhtojnë tradhtinë.”

Elvis Hoxha (Profesor filozofie në Universitetin e Tiranës)

Bërja e Kombit shtet

Game of koqe

bunkers-hamburger

Pa kaluar ende tymi i furrës poshtë bunkerit, pa iu drejtuar Lulit tërësisht kordat vokale, po asistojmë tani në debatin shumë të madh dhe shume të rëndësishëm mbi oportunitetin e bunkerit prapa Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të dëgjosh disa, ajo ishte aq e shëmtuar sa protestuesit e PD-së nuk ishin aty të punësuar për të protestuar, por të punësuar për të vënë në vend nderin e estetikës në Tiranë. Disa të tjerë anatemojnë arrogancën e Ramës se ndërton pa na pyetur, ose më saktë pa pyetur popullin, por populli në kështu rastesh jemi gjithmonë “ne”; ne që ngrejmë shqetësimin, që dimë çfarë do populli. Continue reading “Game of koqe”

Game of koqe

Fakte

“Sllovenia dhe Kroacia patën dalur nga Jugosllavia sepse ikën nga Serbia. Shpallja e tyre e pavarësisë në vitin 1991 ishte praktikisht pavarësi nga Serbia e Madhe. Procesi i Berlinit i vazhduar në Vjenë, afron e integron me njëra-tjetrën gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor si zëvendësim për anëtarësimin e munguar në BE edhe për një dekadë. Pasojë e kësaj do të jetë tendenca për njëfarë mini-Jugosllavie ku hyn Shqipëria në vend të Sllovenisë e Kroacisë.

Kjo padyshim që do t’i jep zemër forcave pro-jugosllave në Kosovë në krye të të cilave do të jetë dueti Mustafa-Thaçi. Të rinjtë e këtyre gjashtë shteteve Bosnje, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Maqedoni do t’i lodhin në seminare e konferenca të përbashkëta, prej mbrëmjeve poetike e deri te diplomacia ndërkombëtare.”

Kerry si ndërmjetësues i dyfishtë – Albin Kurti

Fakte