Përqasja e politikanëve shqiptarë ndaj Amerikës

“Unë Amerikën e shoh si frymëzim për pavarësinë e sovranitetin, për demokracinë e respektin për ligjin. Ndërsa ju Amerikën e shihni me frikë. Ju e shihni Amerikën si përbindësh së cilit duhet t’i tutemi ne dhe gjithë populli. Para këtij përbindëshi imagjinar ju serviloseni, poshtëroheni dhe prostituoheni. Por Amerika nuk është ajo e mendjeve tuaja të sëmura.”
Albin Kurti

Përqasja e politikanëve shqiptarë ndaj Amerikës

Një artikull që i shan të gjithë

mural

  • U dhunua një protestuese nga një efektiv policie. Dhunë ndaj një femre, abuzim me pushtetin që të jep uniforma. Harbutëri!
  • Polici lirohet nga detyra. Drejtësi morale, padrejtësi ligjore!
  • U prishën disa herë rrethimet e bashkisë për ndërtimin e këndit të lojrave. Asnjë fletë gjobe deri tani nga ana e bashkisë.
  • Fëmijët nuk do të kenë kurrë një kënd lojrash publik, pra falas, pra për të gjithë. Kjo, edhe falë partizanëve të gjësë publike. Nuk është kontradiktore. Është mjerim shoqëror.
  • Shoqëria Civile është bërë si parja e kuqe. Të njëjtat fytyra që protestojnë për çështjen Fullani, protestojnë edhe për çdo gjë tjetër të imagjinueshme. Fatkeqësi!
  • Protestuesit, pasi protestën e zaptoi PëDëja, menduan të rrahin e të fyejnë një qytetar që ishte (edhe ai) kundër këndit të lojrave por ama edhe kundër vandalizmit. Protestë tallava.
  • Një pjesë e mirë e Shoqërisë Civile, aka Parja e Kuqe, është pro krijimit të një këndi për fëmijë, te parku i liqenit, por heziton të bëhet aktive duke preferuar të mbetet thjeshtë Shoqëri. Kjo nga frika se mos të kthyerit në aktive do ta bënte këtë pjesë të Shoqërisë të etiketohej si antimitingashe. Impotencë!
  • Mediat, mediat janë media. Për të vënë duart në kokë nga tmerri. Por zëri i ulërimës që meriton ky realitet, meket pa dalë nga goja. Humnerë!

Continue reading “Një artikull që i shan të gjithë”

Një artikull që i shan të gjithë

I dashur Koloreto dhe debili Lubonja

falcoMeqenëse në artikullin tënd të fundit, ndër të tjera, ke shkruar edhe për debilin Lubonja dhe meqenëse shpesh të lexoj me kënaqesi, qoftë për stilin qoftë për pjekurinë e mendimit, nuk mund të mos shkruaja edhe unë dy rreshta për naivin Koloreto. Epitetin “debil” që ia paskan veshur Lubonjës (së bashku me plot epitete të tjera), ti thua se e ke lexuar nëpër komentet e dy shkrimeve të fundit. Dhe këta që e shajnë pa të drejtë Lubonjën janë, siç thua vetë, nga ata kuazi-qytetarë që të japin një milion shuplaka. Continue reading “I dashur Koloreto dhe debili Lubonja”

I dashur Koloreto dhe debili Lubonja