Historia e panjohur e një fotoje historike

“The White Man in the photo”

fKjo fotografi me një simbolikë mjaft të fuqishme, nuk e shpreh megjithatë, të vërtetën e historisë që përfshiu këta tre atletë. Fotografia ka anën e saj të njohur, gjestin e fuqishëm simbolik të dy atletëve amerikanë gjatë ceremonisë së dheniës së medaljes në disiplinën e 200 m vrap për meshkuj, në Lojërat Olimpike të Meksikos të vitit 1968. Por kjo fotografi ka dhe anën e saj të panjohur, që përmban një histori të parrëfyer, të dhimbshme por edhe të pasur me një simbolikë të fortë të vëllazërisë njerëzore, e mishëruar te atleti i bardhë “pa doreza”, australiani Peter Normann. Continue reading “Historia e panjohur e një fotoje historike”

Historia e panjohur e një fotoje historike

Sërish Banka e Shqipërisë

images

Raporti i KLSH-së mbi administrimin e kartmonedhave të dëmtuara nga Banka e Shqipërisë tregon edhe njëherë praktikat e saj mashtruese të konsoliduara, si dhe mungesnë totale e përgjegjësisë publike.

Raporti i KLSH-së tregoi përmbledhtazi se, paratë e dëmtuara të dorëzuara nga klientët në bankat e nivelit të dytë kompensoheshin nga to me një vlerë të barabartë me 80% të shumës së kartëmonedhës. Në të njëjtën kohë, këto para, pasi dorëzoheshin nga bankat e nivelit të dytë te Banka e Shqipërisë, kjo e fundit i kompensonte me 100% të shumës. Pasojat, sipas KLSH-së, ishin një humbje prej 21 milionë Euro nga thesari i shtetit. Continue reading “Sërish Banka e Shqipërisë”

Sërish Banka e Shqipërisë