Dekorata çokollata

Dekorata
Presidenti Nishani dekoroi 67 ballistë të rënë 73 vite më parë. Presidenti Nishani e motivoi dekorimin: “me mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë ata burra nacionalistë e të pamposhtur që luftuan për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të vëllazëruar”

Të analizosh akoma shkrimet dhe thëniet epike të Presidentit Nishani, pas kaq vitesh të tij në krye të shtetit, është pak e sikletshme. Është si të shënosh gol në një portë bosh, është si të fitosh një garë pa kundërshtarë… Por për shkak të asgjësimit që i është bërë institucionit të Presidentit të Republikës nga Bujar Nishani, me mëshirë dhe keqardhje, ja vlen të begeniset dhe të kritikohet, qoftë edhe buzagaz, motivacioni surreal i dekorimit të kuislingëve shqiptarë. Continue reading “Dekorata çokollata”

Dekorata çokollata

Mbi mungesën e identitetit kombëtar dhe kozmopolitët

“Qytetarë të Kosovës, vetëm në Kosovë mund ta ndërroni identitetin tuaj. Jashtë, sërish do t’ju quajnë shqiptar.

Konvertimi nga shqiptar në kozmopolit nuk ju bën më qytetarë. Përkundrazi. Ju shton dozën e primitivizmit.

Për fund, po e mbyll me një epilog nga një shkrim imi i kahmotshëm i titulluar “Shqiptar, adresa ime e përjetshme”.

…Unë jam shqiptar. Gjuha ime është gjuha shqipe. Atdheu im quhet Shqipëri. Jetoj në pjesën veriore të Shqipërisë, që quhet Kosovë. Në jetën time, në vazhdimësi kam pasur mungesë të identitetit kombëtar.

Përsëri kam mungesë identiteti. Vazhdimisht kam kërkuar të quhem shqiptar e jam quajtur ndryshe. Unë vazhdoj të jem shqiptar, dhe si i tillë kam vetëm një atdhe – Shqipërinë. Kërkoj ndjesë nga realiteti, por, nuk pranoj të më quajnë ndryshe, përpos shqiptar.

Askush nuk mund të më detyrojë të ndërroj identitet, të quhem ndryshe, të ndihem ndryshe e as të flas ndryshe. As të pranoj atdhe ndryshe.

Atdheu im quhet Shqipëri, unë flas shqip e quhem shqiptar dhe kjo është adresa ime e përjetshme”.

Arben I. Kastrati

Mbi mungesën e identitetit kombëtar dhe kozmopolitët

Shoqëria Civile

hamburger

Më kujtohet ende marsi i vitit 1997 kur thuajse e gjithë Shqipëria ishte e armatosur. Krismat jashtë  dëgjoheshin në mënyrë të pandërprerë dhe oshëtinin nga dritarja, ndërsa krismat brenda, ato nga ekrani i TVSH-së shoqëroheshin me pamje dramatike njerëzish të armatosur deri në dhëmbë. Të vetmet pamje të ngjashme deri atëherë vinin nga Kongo e Laurent Kabilës. Ky i fundit madje, më kujtohet që në kulmin e revoltës popullore në vendin afrikan, pati deklaruar, ”Nuk do të lejoj që Kongoja të bëhet si Shqipëria”, aq e rëndë dhe e pashpresë ishte historia e atyre muajve në Shqipëri. Continue reading “Shoqëria Civile”

Shoqëria Civile