Putinizmi – moderniteti i ri

putin_liberty
Fransua Fijon (François Fillon) është fituesi surprizë i turit të parë të zgjedhjeve në të djathtën dhe qendrën franceze. Surpriza qe e dyfishtë: së pari fitorja e tij nuk pritej. Pavarësisht se sondazhet (për të cilat duhet shkruar dhe treguar sesi po e humbasin kredibilitetin çdo ditë, jo domosdoshmërisht, vetëm për faj të tyre) po tregonin një rritje të tij, ai nuk pritej të fitonte, por më shumë t’i bënte hije dhe ta flakte tutje Sarkozinë nga jeta politike, kësaj here pa kthim mbrapa. Ai jo vetëm që e realizoi këtë qëllim, por edhe fitoi turin e parë të primareve, me 42-43%, shumë përpara ish Kryeministrit të Zhak Shirakut, liderit të pakontestueshëm të sondazheve, Alen Zhype. Continue reading “Putinizmi – moderniteti i ri”

Putinizmi – moderniteti i ri

Stuhia në gotë me regjistrimet në Universitete

stuhia2

Gjatë muajit të fundit, regjistrimi i studentëve në universitete dhe kaosi që e ka shoqëruar këtë proces, kanë zënë vendin kryesor në opinionin publik. Nuk do të ndalem gjatë në analiza të lodhshme, të cilat i kanë bërë të tjerë para meje. Por do të sjell dy-tre vërejtje ndryshe, të bazuara në shifra lehtësisht të verifikueshme. Continue reading “Stuhia në gotë me regjistrimet në Universitete”

Stuhia në gotë me regjistrimet në Universitete