Disa pyetje për median shqiptare dhe greke

gazetaria

Ka kaluar thuajse një javë nga publikimi i fotos së shtatë ushtarëve grekë me origjinë shqiptare duke bërë gjestin e shqiponjës. Një kataklizëm, një apokalips i vërtetë ka shpërthyer në media dhe në rrjet. Në Shqipëri kanë reaguar disa politikanë, ndërsa në shtetin fqinj kanë reguar ministra dhe kryetarë partish. Eshtë thirrur edhe një interpelancë në lidhje me ngjarjen.

Tani pyetja e parë vjen natyrshëm:
A kanë emra këta shtatë ushtarë? Continue reading “Disa pyetje për median shqiptare dhe greke”

Disa pyetje për median shqiptare dhe greke

Rrjeti, rrjeta dhe demokracia

rrjetiRrjeti është ai që ka pushtuar mendjet dhe zemrat e njerëzimit. Janë tashmë disa, brezat që nuk jetojnë dot pa internet. Nuk ka mjet më të mirë sesa rrjeti për tu lidhur me njerëzit, për të kontaktuar me ata që janë mijëra kilometra larg, për të pasur akses te informacioni. Pra, rrjeti është mjeti.

1.Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, është përdorues i Twitterit. Mënyra sesi ai komunikonte me ndjekësit e vet deri dje, dhe me 7 miliardë njerëz sot, është e limituar në vetëm 140 gërma. Çdo mesazh i tij nuk mund ta kalojë këtë shifër karakteresh. Në fakt, askush nuk dëshiron të lexojë një artikull të gjatë të Presidentit, aq më pak një studim të gjatë të studiuesit. Një roman i Çmimit të fundit Nobel për letërsi është stërmundim për cilindo, që të lexohet. Continue reading “Rrjeti, rrjeta dhe demokracia”

Rrjeti, rrjeta dhe demokracia