Nji analizë antropologjike e çadrizmit

Edhe sikur çdo katund i Shqipnisë të mbushej me çadra e me asqerë, si Sali Berisha, si Meta e Llalla e si gjykatësit e tyne, nuk kanë ma asnji të ardhme politike. Çadra në kuptimin e saj ma të brishtë mbrojtës asht vetëm nji tentativë negocimi i paprekshërisë së tyne personale…

Zëvendësojeni atë çadër me nji akuarium ma mirë, se vettingu rrezikon me i nxjerr peshkaqenët në zall, e peshkaqenët s’kanë parti, ata janë grabitçarë të pangimë si djathtas si majtas.

(Ardian Ndreca)

Nji analizë antropologjike e çadrizmit

E drejta e autorit e veprave ne sheshe publike

fotoskenderbeu

Më datë 12.12.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shqyrtoi çështjen që vinte përballë trashëgimtaren e skulptorit të popullit  Odhise Paskali, me disa institucione të shtetit shqiptar. Objekti i padisë së paraqitur nga trashëgimtarja lidhej me shpërblimin e dëmit me karakter pasuror, për shkak të përdorimit të veprave “Busti i Skënderbeut” dhe “Monumenti i Skënderbeut” nga ana e shtetit. Përdorimi qendronte në riprodhimin e imazhit të këtyre veprave në pasaportat biometrike. Për shkak të këtij përdorimi të konsideruar të padrejtë, trashëgimtarja kërkonte shpërblimin e dëmit në shumën 186 milionë lekë. Continue reading “E drejta e autorit e veprave ne sheshe publike”

E drejta e autorit e veprave ne sheshe publike