Apologjia e vërtetë e Bashës

sharraLuli nuk është i pavendosur, por është në pozicion politik jo të volitshëm. Po mundohet edhe të mos thotë të vertetën edhe të mos gënjejë.
Është e vështirë të thuash që je kundër një sistemi të ri drejtësie. Është e vështirë të thuash që e gjithë partia, me në krye liderin historik të saj, është muri  i fundit mbrojtës i status-quo-së së gjyqësorit. Është e vështirë t’u thuash shqiptarëve që drejtësia sot nuk duhet të ndryshojë. Continue reading “Apologjia e vërtetë e Bashës”

Apologjia e vërtetë e Bashës

Pjellori e madhe intelektuale në çadër

Nga Dashamir Shehi pritej që të luante rolin e një zbutësi të qendrimeve të Bashës. Nga Dashamir Shehi pritej qe të kishte një qendrim më racional ndaj absurditeve të përrallisura me gisht përpjetë në çadër. Nga Dashamir Shehi priteshin këto qendrime nga ata që mendonin se babaxhanllëku është një aftësi e jashtëzakonshme politike për të zgjidhur konfliktet, zhvilluar ekonominë, për të integruar Shqipërinë në Evropë dhe për të krijuar një shtet serioz. Continue reading “Pjellori e madhe intelektuale në çadër”

Pjellori e madhe intelektuale në çadër

Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit

tribunal

Gjykata Kushtetuese, para pak ditësh rrëzoi kërkesën e Elvis Roshit. Sot, ajo zbardhi vendimin e saj. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e Ligjit të dekriminalizimit. Duke patur parasysh se ky ligj përmban dispozita që potencialisht, bien ndesh me Kushtetutën (këtë gjë e ka pranuar dhe klasa politike, sepse është vetë ajo që ka premtuar përfaqësuesit e saj në Kuvend, nuk do ta çojnë përpara Gjykatës Kushtetuese këtë ligj), Gjykata Kushtetuese e ka mbajtur në këmbë këtë ligj edhe për ca kohë. Continue reading “Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit”

Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit

Çfarë po ndodh në Francë?

schrankdessin

Më 23 prill 2017, do të mbahen në Francë zgjedhjet presidenciale. Sistemi politik dhe kushtetues francez, vështirësisht i kategorizueshëm, ka në qendër të tij Presidentin e Republikës, i cili përcakton drejtimet e përgjithshme të politikës kombëtare (sipas Kushtetutës). Duke patur parasysh se zgjedhjet parlamentare, sipas kalendarit, mbahen dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale, është e qartë se të dytat do të jetë përcaktuese për të parat: ka shumë gjasa, siç dhe ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, që sovrani t’i japë Presidentit të ri të sapozgjedhur, një shumicë parlamentare që të zbatonte politikat e përgjithshme në mënyrë efektive. Continue reading “Çfarë po ndodh në Francë?”

Çfarë po ndodh në Francë?