Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes

Pritëm më shumë se 7 muaj që më në fund të lindte konflikti i parë Qeveri-President. Meqënëse analizën politike dhe llafologjike të këtij konflikti ka kush e bën (pesë emisione politike të ndryshme, plus 5 televizione ekskluzivisht informative do të merren shumë mirë me këtë punë), ndoshta do të ishte pak më interesante të shikohej nga ana juridike (ndonëse pesçet e mrekullueshme që përmendëm do i futen edhe kësaj ane…). Continue reading “Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes”

Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes

Përse duam t’u besojmë fake-news-eve

Fenomeni i thashethemeve ka ekzistuar që në kohën e Lashtësisë, por fenomeni “fake neës” ka lindur së fundmi me zhvillimin e rrjeteve sociale. Fjaloi britanik “Collins” e ka zgjedhur këtë togfjalësh si “fjalën e vitit 2017” dhe e ka përfshirë tashmë atë në fjalor. Ndoshta kemi hyrë në një periudhë ku e vërteta i përket të kaluarës dhe ku faktet ngatërrohen me gënjeshtrën. Përballë këtij rreziku, që shpesh vjen nga sferat më të larta të pushteteve, shkencëtarët përpiqen të luftojnë, të mbledhur në transhenë e tyre. Continue reading “Përse duam t’u besojmë fake-news-eve”

Përse duam t’u besojmë fake-news-eve

Historia e modernitetit (Pjesa 2)

Në mënyrë të veçantë, bota hebraike dhe më vonë, bota greke artikuluan apologjinë e së resë, secila me mënyrat e veta.

Në botën hebraike, popull i shkretëtirës, padyshim një nga të parët (të paktën i pari në atë që do të jetë Perëndimi), për të cilin e reja është e mirëseardhur sa herë që ndihmon secilin në rregullimin e botës, që është një nga misionet e Njeriut mbi Tokë, kusht i ardhjes së Mesisë dhe i ringjalljes së të vdekurve. Më e mira e së ardhmes, për ta, është të arrijnë pavdekësinë duke ndrequr botën. Continue reading “Historia e modernitetit (Pjesa 2)”

Historia e modernitetit (Pjesa 2)