Bërja e Kombit shtet

“Gjendja nuk është e mjerë, e mjerë është ideja jonë e institucionit. Mjaft të shohësh qartë, ta hedhësh votën me përgjegjësi ose të dalësh në shesh i bindur dhe ky mjerim merr fund. Jo të mendosh se ky vend nuk ka shpresë dhe ta hedhësh votën gjithsesi. Një votë të tillë mund ta japësh dhe për çmimin e bukës së një dite, por ditët e tjera do të përpiqesh të paguash sado shtrenjtë vizën me të cilën do të arratisesh. Me votën nis arratia e shqiptarëve, me krijimin e shtetit të tyre shqiptarët historikisht mësuan të ikin prej atdheut. Sepse vullneti institucional për shtet dhe vullneti civil për shoqëri nuk është kërkesë e brendshme, por vullneti i rekomanduar nga të huajt përmes projektesh. Kur kjo lloj shoqërie krijon shtet, nuk mendon shtetin e popullit dhe kombit të vet, por shtetin që kënaq të huajt…
…Bërja e Kombit shtet nuk është betejë, por luftë e gjatë. Në çastin kur shumica jonë i hyn me bindje kësaj lufte, lufta përfundon menjëherë. Për të hyrë në radhët e kësaj lufte shqiptarët në shumicën e tyre do të duhet të mësojnë të tradhtojnë: të tradhtojnë tradhtinë.”

Elvis Hoxha (Profesor filozofie në Universitetin e Tiranës)

Bërja e Kombit shtet