Gjeneralmegafoni

Diskriminimi pozitiv alla shqiptarçe

Në disa faqe interneti (www.shqiptarja.com) u dha lajmi se, së fundi, u ndryshuan rregullat e konkurrimit për pjesëtar i forcave të Policisë së Shtetit. Ndryshimi qendron në vendosjen e një kuote prej 2% në listën e fituesve, e rezervuar për kandidatët e prejardhur nga pakicat kombëtare. Kjo do të thotë, në praktikë, se edhe sikur të ketë kandidatë me më shumë pikë se kandidatët që vijnë nga pakicat kombëtare, ata/ato do të renditen më poshtë se këta të fundit. Pra, nuk do të shpallen fitues.

Tela për qemané

“E kupton se çfarë po bëjmë apo jo? Po pse, si thua ti? Fut në orkestër një ahengxhi, Fut për aktor një gagaç, fut një nallban në mjekësi dhe pse? Vetëm e vetëm se kanë nja katër a pesë miq, kështu thua ti?”
Natyrisht që jo. Mund të jesh dhe trafikant droge dhe të punosh si drejtor porti, mund të jesh dhe falsifikues pijesh dhe të punosh për agjencinë e ushqimit. Por mbi të gjitha mund të quhesh dhe Fatbardh dhe të të buzëqesh fati dhe të bëhesh kryetar i një komune.

Dasara dhe Gjeta gjetën parajsën

Nuk ka ndodhur asgjë. Jemi në kushtet normale të një shoqërie që nuk ka më ç’të promovojë përveçse të riciklojë të kaluarën e saj në forma thellësisht më banale. Çdo mbesë në botë ka të drejtë të botojë çdo libër që i duket i përshtatshëm. Çmenduria mediatike është sërish e legjitimuar, temenatë gjithashtu. Nuk kemi pse të bëjmë ndonjë vlerësim moral. Por i duhet shpjeguar mbesave dhe nipërve të tjerë, me më pak fat, se kjo mundësi që i jepet Kryembesës është thjesht një mundësi që i jepet një të riu dhe jo një mbese për cilësitë e saj të veçanta familjare.

Krenaria e të qenit mediokër

Pas takimit midis Presidentit të PD-së dhe Presidentit të Republikës së Italisë, u binda plotësisht se valës së mediokritetit që ka kapur çdo qelizë të forcave të gjalla të këtij kombi, i duhej dhënë dhe një mishërim politik. Dhe kuptohet që ky është Presidenti aktual që ne kemi. Gjithçka dallonte midis Nishanit dhe Napolitanos. I dyti thoshte ato pak gjëra që duhet të thoshte para shtypit me natyrshmërinë e një burri shteti jo domosdoshmërisht të lindur, por të farkëtuar mes mijëra betejash politike, por duke mos qenë asnjëherë në një pozitë të tillë që t’i cedonte nga personaliteti i vet mediokritetit që ai mund ta ketë ndeshur gjatë karrierës politike.

24 vjet dëm

Asgjë nuk do të kërkonim me më shumë padurim në këto ditë sesa një sistem drejtësie të efektshëm. Pas 24 vjetësh, asgjë nuk do të dëshironim më fort sesa një drejtësi që të vendoste të drejtën në vend, një drejtësi të shpejtë dhe të me vullnetin e paepur për të thënë fjalën e fundit. Asnjë zhvillim ekonomik, që edhe ky nuk do të duket dhe për pak kohë në horizont, nuk mund të qetësojë shpirtrat e vuajtur të shqiptarëve për shkak të dhunës, arbirtraritetit, padrejtësive, vjedhjeve dhe vrasjeve që po mbeten të padënuara. Të katërta këto mjete janë përdorur nga politikanët tanë për të bërë përpjetë. Disa e nisën me këtë rrugë, disa vijuan me këtë rrugë. Asnjë politikan sot në Shqipëri, duke lënë mënjanë të fandaksurin Sali Berishë, nuk i mishëron më mirë këto katër “punë të pisëta” sesa Lulzim Basha.

Page 1 of 52

Sondazh

Edhe sa do te rrije Lul Basha ne krye te PD-se?
 

Ju Siguroj Ju

Previous Tjeter
Ne jemi një Norvegji e vogël

"Ka qenë ky model ekonomik i bazuar në liritë ekonomike që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë rritje ekonomike 4 herë më të madhe sesa mesatarja e rajonit. Ka qenë ky model që ka bërë të mundur që Shqipëria në 2009-2011 të dyfishojë eksportet. Shqipëria ka rritur në periudhën 2007-2011 me 316 për qind investimet e huaja”, shtoi Berisha.“Ne jemi një Norvegji e vogël në Ballkan. Ne kemi firmosur 120 kontrata për ndërtimin e 320 HEC-ve. Ne do të inaugurojmë veprën më të bukur energjitike, HEC-in e Ashtës, një kryevepër të mbrojtjes të mjedisit.  Energjia është prioriteti më madhor dhe unë ju garantoj që investitorët kanë vlerësim më të madh nga qeveria ime”, shtoi Berisha

Ju siguroj ju - Shtator 2012

Tredhja

"Shfrytëzoj këtë rast për t'i bërë thirrje zotit Edi Rama t'i kërkojë të falur Shkodrës... Në rast se ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë qysh në rini, siç po thonë, dënoi ato … përndryshe do më bësh të besoj se je i tredhur qysh në rininë tënde…". Pasi përdori fjalën tredhje Kryeministri ndalon dhe e kap e qeshura bashkë me turmën "çfarë mund t'i themi, - i tha turmës, ndërkohë që çuditërisht dy djemtë e vegjël që ishin në krahun e Berishës po duartroikisnin kurse dy vajzat në krahun e Jozefinës po rrinin si të hutuara ndërkohë që ajo po u rregullonte jakët
Ju siguroj ju - Janar 2009

Binjaku siamez i Nënë Terezës

Kryeministri Berisha e krahasoi punën e nobelistit Yunus në disa aspekte, me veprimtarinë e Nënë Terezës. "
Dëgjuat nobelistin Muhammad Yunus për luftën e tij kundër varfërisë. Përpjekjet e tij mbinjerëzore për të aftësuar gratë dhe burrat e varfër për ndërtimin e një jete më të mirë. Profesor Yunus, në disa aspekte mund të ketë si binjake siameze Nënë Terezën, e cila së bashku motrat e saj trajtonin njerëz, fëmijë, burra, gra, tërësisht të braktisur. Unë pyeta veten, pse merrej me trajtimin e këtyre njerëzve. Përgjigja ishte e thjeshtë, sepse mjekësia konvencionale nuk merrej me to".
Ju siguroj ju - Janar 2013

Do të sjell kokën e Aliut nga Stambolli

Në mbledhjen e  Komitetit Ndërshtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Berisha theksoi se duhet të sillet në Shqipëri koka e Ali Pashë Tepelenës, eshtrat e Sami dhe Mit’hat Frashërit, por edhe të gruas së Ismail Qemalit. Sipas tij, të gjitha këto duhet të përmbushen në tremujorin e parë të vitit 2013, para fushatës elektorale.

"Është një nga figurat dhe personalitetet me karakter dhe peshë më të veçantë. Në qoftë se marrim historinë tonë pas vdekjes së Skënderbeut, historia jonë u transferua në tërësinë e saj në banesën e harresës si komb. Ali Pasha me të gjithë veprimtarinë e tij i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe dhe asaj bote, Napolon Bonaparti, do të tregonte interes shumë të madh për Pashain e Janinës, që në fakt filluan edhe ta shpallin si Bonaparti i Ballkanit. A do të varroset në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar, kjo do të jetë çështje diskutimi”, theksoi Berisha

Ju siguroj ju - Dhjetor 2012

Pjeshkët e Lapardhasë

Miting në Lapardha - Sali Berisha: Dua t'u rrëfej një gjë personale. Unë, pëlqej shumë pjeshkët, por më shumë se të gjitha, pjeshkët e Lapardhasë. Po! Absolutisht, janë më të mirat
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=12b6nM72i1w&feature=player_embedded
Ju siguroj ju - Tetor 2011

ilaç koke,Karikatura

Facebook