Armiku

Gjithashtu, te krijonte mundesine qe ne cdo moment te veshtire te shkepusje vemendjen nga problemet e verteta dhe ta perqendroje te rreziku qe kanosej nga ky armik imagjinar. Edhe sot me kujtohet kur ne moshen 5 vjecare, perfundova me gjysherit e mi ne bunker, ne nje simulim bombardimi te qytetit nga armiku.

Pas 20 viteve armiku i popullit u shfaq perseri (dhe ne budallenjte qe menduam se ia hodhem kur na futen per zhelesh ne NATO!!). Akoma me I eger! Shenjat e para i kish dhene kur disa pushtetare u akuzuan per korrupsion ne ndertimin e rruges se Kombit. Kush guxoi te zinte ne goje nje gje te tille u “pushkatua” mediatikisht nga udheheqja si armik i popullit! Shfaqjen e tij te plote e pame pas vrasjes makaber te protestuesve ne nje demonstrate ne qender te Tiranes. Udheheqja deklaroi se armiqte e popullit ishin shfaqur perseri dhe kishin tentuar pucin ( disa me gure, disa me çadra e disa me duar ne xhepa…).  Kesaj radhe pushkatimi kish qene real, atehere dhe armiku duhej te dukej sa me real. Flamuj, dekorime, mitingje per Atdheun, ngujime ne ‘keshtjelle’. Garda vazhdon te jete ne gatishmeri numer nje! Sulme te reja priten. Nderkohe, “bombardimi” mediatik ka filluar duke shkaktuar nje numer te madh viktimash ne Shqiperi, por sidomos ne Kosove, ku s`i njohin mire bunkeret…
                                                                                                                                                                 I_LIR

Armiku