Ata që s’jetojnë dot më në Shqipëri

haaa ha 3

Albi punon në Bankën e Shqipërisë. Lindur e rritur në Tiranë, nënë, babë e gjyshër denbabaden autoktonë. Qysh i vogël i rritur me të gjitha të mirat, edhe për shkak të ofiqeve politike të prindërve në periudhën e vështirë të fillim tranzicionit. Sot, s’jeton dot më në Shqipëri. Depresion ekonomik thotë, social dhe kulturor. Shtet policor, dhunë psikologjike, vështirësi ekonomike. Albi dëshiron të shkojë në Gjermani, aty po, që bëhet jetë… Por Albi s’e ka provuar emigracionin, nuk e di se çdo të thotë të lash pjatat në restorante për të paguar qeranë e një shtëpie që e ndan me 5 shokë. Ai ka disa apartamente në Tiranë dhe dy vila në bregdet. Me gjithë shpirt i urojme Albit ta provojë një eksperiencë në emigracion e të lirojë vendin e punës që e ka fituar me të drejtën hyjnore.
Vesa e ka babin prokuror. Atë e shoqëronte në shkollë shoferi i të atit me një makinë që i çmendte shokët e klasës. Pastaj, kur mbushi 18 vjeç ajo bleu makinën e vet sportive sepse një e tillë i pëlqente Kirit, të dashurit të saj. Kur iku në Paris, për të kryer studimet, i ati i dhuroi një makinë tjetër, më serioze, më të madhe. Në fund të fundit kishte një imazh për të mbrojtur. Ishte vajza e prokurorit, jo e cilitdo. Vesa u kthye herët në Shqipëri ku përfundoi studimet dhe filloi një punë në shtet, në nivele drejtuese, post të cilin e mban edhe sot… por Vesa sesi është kohët e fundit! Ajo nuk ndjehet mire. Kur pi kafe në bllok ankohet për cigaren që nuk e ndez dot lirshëm, falë shtetit policor. Fatura e dritave i vjen shumë e lartë. Ankohet, edhe pse çmimi i ri do të fillojë të aplikohet në 2015-ën. Benzinën nuk e paguan dot më për të dyja makinat, edhe pse çmimi ka rënë. Vesa ka një vit që nuk ndjehet më rehat në Shqipërinë e saj të dashur. Ajo dëshiron të ikë një orë e më parë nga ky ferr. I urojmë Vesës rrugë të mbarë. Nuk mund të ndrydhen kështu ëndrat e brezit të ri.

Toni është nga Fieri. Babai i tij ka qenë sekretar partie, por pas rënies së Murit të Berlinit u konvertua në një antikomunist të paepur, frymë të cilën ia ka përçuar edhe fëmijëve. Po të dëgjosh Tonin kur flet me miqtë e tij, “Enveri ishte monstër kurse Saliu është hero” (mbase edhe për efekt ngjashmërie me historinë e prindërve të tij). Bashkëshortja e Tonit është pronare e lokalit më të suksesshëm në Tiranë, ndërsa ai vetë merret si me menaxhimin e lokalit, ashtu edhe me një punë të dytë në një kompani bastesh… Por Toni nuk jeton dot më në Shqipëri që në vitin e largët 2013. Vit kur në vend u instalua sërish diktatura komuniste. I sugjerojmë Tonit, që nëse vendos të emigrojë, të zgjedhë një vend si SHBA-ja, ku taksat paguhen dhe energjia gjithashtu. Sqarim: Toni ska paguar kurrë energjinë elektrike, as të lokalit e as të vilës së vet në periferi të Kryeqytetit.

(këtu do ti bie shkurt se bëhet fjalë për personazhe publike)
Larisa është vajza e ish zv. Ministrit të Ekonomisë. Ajo s’ka ndërmend të kthehet në Shqipëri. Jeton përsëmbari duke bredhur kryeqyteteve të Evropës, ndërsa përpiqet të ketë një jetë universitare normale. Në Shqipëri do të kthehet vetëm kur të rrëzohet diktatura dhe babai t’i bëhet ministër. Vendin ndërkohë do ta vizitojë rregullisht, për pushime, në secilën nga 8 vilat turistike të familjes, nga veriu deri në jug të vendit…

Për të mos harruar Stresin. Ai nuk kthehet më nga Zvicra, ku ka vendosur të jetojë për sa kohë në Shqipëri është në pushtet regjimi i Ramës. Mbase në Zvicër do të jetë sërish i lire të pozojë në ambiente plot me hashash si dikur në Lazarat. Apo të filmojë veten në rrugët e Zyrihut duke qëlluar me armë nga xhami i një Lambo ashtu si dikur në rrugët e Tiranës. Përveç Zvicrës këtë liri ia garantonte veç Berisha… që ja hanksha zemrën.

Ata që s’jetojnë dot më në Shqipëri