Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria


Me një vështrim të shpejtë mbi zgjedhjet në Itali mund të nxjerrim disa kokluzione:

1 – Shqetësim kryesor një ditë para votimit ishte shitblerja e votave, fotografimi i fletës së votimit (për të dëshmuar ekzekutimin e shitjes së votës), dhe manipulimi i votës së emigrantëve (italianëve që jetojnë në shtete të tjera) duke blerë skedat bosh të cilat plotesohen më pas nga partitë në Romë. Continue reading “Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria”

Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria

Apologjia e vërtetë e Bashës

sharraLuli nuk është i pavendosur, por është në pozicion politik jo të volitshëm. Po mundohet edhe të mos thotë të vertetën edhe të mos gënjejë.
Është e vështirë të thuash që je kundër një sistemi të ri drejtësie. Është e vështirë të thuash që e gjithë partia, me në krye liderin historik të saj, është muri  i fundit mbrojtës i status-quo-së së gjyqësorit. Është e vështirë t’u thuash shqiptarëve që drejtësia sot nuk duhet të ndryshojë. Continue reading “Apologjia e vërtetë e Bashës”

Apologjia e vërtetë e Bashës

Nji analizë antropologjike e çadrizmit

Edhe sikur çdo katund i Shqipnisë të mbushej me çadra e me asqerë, si Sali Berisha, si Meta e Llalla e si gjykatësit e tyne, nuk kanë ma asnji të ardhme politike. Çadra në kuptimin e saj ma të brishtë mbrojtës asht vetëm nji tentativë negocimi i paprekshërisë së tyne personale…

Zëvendësojeni atë çadër me nji akuarium ma mirë, se vettingu rrezikon me i nxjerr peshkaqenët në zall, e peshkaqenët s’kanë parti, ata janë grabitçarë të pangimë si djathtas si majtas.

(Ardian Ndreca)

Nji analizë antropologjike e çadrizmit

Disa pyetje për median shqiptare dhe greke

gazetaria

Ka kaluar thuajse një javë nga publikimi i fotos së shtatë ushtarëve grekë me origjinë shqiptare duke bërë gjestin e shqiponjës. Një kataklizëm, një apokalips i vërtetë ka shpërthyer në media dhe në rrjet. Në Shqipëri kanë reaguar disa politikanë, ndërsa në shtetin fqinj kanë reguar ministra dhe kryetarë partish. Eshtë thirrur edhe një interpelancë në lidhje me ngjarjen.

Tani pyetja e parë vjen natyrshëm:
A kanë emra këta shtatë ushtarë? Continue reading “Disa pyetje për median shqiptare dhe greke”

Disa pyetje për median shqiptare dhe greke

Rrjeti, rrjeta dhe demokracia

rrjetiRrjeti është ai që ka pushtuar mendjet dhe zemrat e njerëzimit. Janë tashmë disa, brezat që nuk jetojnë dot pa internet. Nuk ka mjet më të mirë sesa rrjeti për tu lidhur me njerëzit, për të kontaktuar me ata që janë mijëra kilometra larg, për të pasur akses te informacioni. Pra, rrjeti është mjeti.

1.Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, është përdorues i Twitterit. Mënyra sesi ai komunikonte me ndjekësit e vet deri dje, dhe me 7 miliardë njerëz sot, është e limituar në vetëm 140 gërma. Çdo mesazh i tij nuk mund ta kalojë këtë shifër karakteresh. Në fakt, askush nuk dëshiron të lexojë një artikull të gjatë të Presidentit, aq më pak një studim të gjatë të studiuesit. Një roman i Çmimit të fundit Nobel për letërsi është stërmundim për cilindo, që të lexohet. Continue reading “Rrjeti, rrjeta dhe demokracia”

Rrjeti, rrjeta dhe demokracia

Gurgule

gurgule
Prej më shumë se dy javësh në Shqipëri është ndezur debati, mediatik dhe popullor, mbi ligjin e ri italian për call centerat. Ky ligj nëse kalonte në Senat, mund të shkaktonte një kataklizëm në Shqipëri, me pasoja sidomos në sektorin e call centerave duke sjellë humbjen e mijëra vendeve pune, por edhe efektin zinxhir me dëmtimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. U aktivizua, qeveria (me shumë vonesë), diplomacia, politika opinionistët. Andej Adriatikut ligji kaloi shumë shpejt. Këtej Adriatikut zhurma mediatike u amplifikua edhe më. Në popull zhurma e tsunamit që na pret u bë shurdhuese… Continue reading “Gurgule”

Gurgule

ITALIA DHE GLOBALIZIMI I INFORMACIONIT MBETURINË

itt
Në Itali u zhvillua referendumi i cili parashikonte disa ndryshime kushtetuese. Ndryshimet në thelb kishin reduktimin e numrit të përfaqësuesve të popullit , rrëzimin e bikameralizmit perfekt, dhe shkurtimin e procedurave parlamentare. Pra: a) numër më i vogël deputetësh dhe senatorësh – Italia ka numrin më të madh në Europë të përfaqësuesve, që përkthehet në kosto financiare dhe burokratike për vendin; b) fuqizimin e Dhomës së Deputetëve dhe dobësimin e Senatit që përkthehet në përshpejtim të procedurave parlamentare; c) dhe së fundmi, fuqizim i ekzekutivit dhe stabilitet qeverisës – Italia prej 65 vitesh mban një rekord negativ, përsa i përket stabilitetit politik. Continue reading “ITALIA DHE GLOBALIZIMI I INFORMACIONIT MBETURINË”

ITALIA DHE GLOBALIZIMI I INFORMACIONIT MBETURINË

Stuhia në gotë me regjistrimet në Universitete

stuhia2

Gjatë muajit të fundit, regjistrimi i studentëve në universitete dhe kaosi që e ka shoqëruar këtë proces, kanë zënë vendin kryesor në opinionin publik. Nuk do të ndalem gjatë në analiza të lodhshme, të cilat i kanë bërë të tjerë para meje. Por do të sjell dy-tre vërejtje ndryshe, të bazuara në shifra lehtësisht të verifikueshme. Continue reading “Stuhia në gotë me regjistrimet në Universitete”

Stuhia në gotë me regjistrimet në Universitete