Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit

tribunal

Gjykata Kushtetuese, para pak ditësh rrëzoi kërkesën e Elvis Roshit. Sot, ajo zbardhi vendimin e saj. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e Ligjit të dekriminalizimit. Duke patur parasysh se ky ligj përmban dispozita që potencialisht, bien ndesh me Kushtetutën (këtë gjë e ka pranuar dhe klasa politike, sepse është vetë ajo që ka premtuar përfaqësuesit e saj në Kuvend, nuk do ta çojnë përpara Gjykatës Kushtetuese këtë ligj), Gjykata Kushtetuese e ka mbajtur në këmbë këtë ligj edhe për ca kohë. Continue reading “Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit”

Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit

Çfarë po ndodh në Francë?

schrankdessin

Më 23 prill 2017, do të mbahen në Francë zgjedhjet presidenciale. Sistemi politik dhe kushtetues francez, vështirësisht i kategorizueshëm, ka në qendër të tij Presidentin e Republikës, i cili përcakton drejtimet e përgjithshme të politikës kombëtare (sipas Kushtetutës). Duke patur parasysh se zgjedhjet parlamentare, sipas kalendarit, mbahen dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale, është e qartë se të dytat do të jetë përcaktuese për të parat: ka shumë gjasa, siç dhe ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, që sovrani t’i japë Presidentit të ri të sapozgjedhur, një shumicë parlamentare që të zbatonte politikat e përgjithshme në mënyrë efektive. Continue reading “Çfarë po ndodh në Francë?”

Çfarë po ndodh në Francë?

E drejta e autorit e veprave ne sheshe publike

fotoskenderbeu

Më datë 12.12.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shqyrtoi çështjen që vinte përballë trashëgimtaren e skulptorit të popullit  Odhise Paskali, me disa institucione të shtetit shqiptar. Objekti i padisë së paraqitur nga trashëgimtarja lidhej me shpërblimin e dëmit me karakter pasuror, për shkak të përdorimit të veprave “Busti i Skënderbeut” dhe “Monumenti i Skënderbeut” nga ana e shtetit. Përdorimi qendronte në riprodhimin e imazhit të këtyre veprave në pasaportat biometrike. Për shkak të këtij përdorimi të konsideruar të padrejtë, trashëgimtarja kërkonte shpërblimin e dëmit në shumën 186 milionë lekë. Continue reading “E drejta e autorit e veprave ne sheshe publike”

E drejta e autorit e veprave ne sheshe publike

Legjionet anti-veting

 

 

artiku
Puna e shkëlqyer mbrojtëse e trupës së gjyqtarëve nuk ka të barabartë në botë, për vetë formacionet mbrojtëse romake të quajtura “formacionet breshkë”. I kemi parë dhe stërparë nëpër filma: nga të gjitha anët dhe sipër tyre, ushtarët mbuloheshin nga mburojat duke lënë vetëm pak hapësirë për heshtat e tyre. Me këtë formacion, grupi i vogël i ushtarëve remake i bënte ballë armikut për një kohë të mjaftueshme deri në ardhjen e forcave ndihmëse. Continue reading “Legjionet anti-veting”

Legjionet anti-veting

Putinizmi – moderniteti i ri

putin_liberty
Fransua Fijon (François Fillon) është fituesi surprizë i turit të parë të zgjedhjeve në të djathtën dhe qendrën franceze. Surpriza qe e dyfishtë: së pari fitorja e tij nuk pritej. Pavarësisht se sondazhet (për të cilat duhet shkruar dhe treguar sesi po e humbasin kredibilitetin çdo ditë, jo domosdoshmërisht, vetëm për faj të tyre) po tregonin një rritje të tij, ai nuk pritej të fitonte, por më shumë t’i bënte hije dhe ta flakte tutje Sarkozinë nga jeta politike, kësaj here pa kthim mbrapa. Ai jo vetëm që e realizoi këtë qëllim, por edhe fitoi turin e parë të primareve, me 42-43%, shumë përpara ish Kryeministrit të Zhak Shirakut, liderit të pakontestueshëm të sondazheve, Alen Zhype. Continue reading “Putinizmi – moderniteti i ri”

Putinizmi – moderniteti i ri

Historia e panjohur e një fotoje historike

“The White Man in the photo”

fKjo fotografi me një simbolikë mjaft të fuqishme, nuk e shpreh megjithatë, të vërtetën e historisë që përfshiu këta tre atletë. Fotografia ka anën e saj të njohur, gjestin e fuqishëm simbolik të dy atletëve amerikanë gjatë ceremonisë së dheniës së medaljes në disiplinën e 200 m vrap për meshkuj, në Lojërat Olimpike të Meksikos të vitit 1968. Por kjo fotografi ka dhe anën e saj të panjohur, që përmban një histori të parrëfyer, të dhimbshme por edhe të pasur me një simbolikë të fortë të vëllazërisë njerëzore, e mishëruar te atleti i bardhë “pa doreza”, australiani Peter Normann. Continue reading “Historia e panjohur e një fotoje historike”

Historia e panjohur e një fotoje historike

Sërish Banka e Shqipërisë

images

Raporti i KLSH-së mbi administrimin e kartmonedhave të dëmtuara nga Banka e Shqipërisë tregon edhe njëherë praktikat e saj mashtruese të konsoliduara, si dhe mungesnë totale e përgjegjësisë publike.

Raporti i KLSH-së tregoi përmbledhtazi se, paratë e dëmtuara të dorëzuara nga klientët në bankat e nivelit të dytë kompensoheshin nga to me një vlerë të barabartë me 80% të shumës së kartëmonedhës. Në të njëjtën kohë, këto para, pasi dorëzoheshin nga bankat e nivelit të dytë te Banka e Shqipërisë, kjo e fundit i kompensonte me 100% të shumës. Pasojat, sipas KLSH-së, ishin një humbje prej 21 milionë Euro nga thesari i shtetit. Continue reading “Sërish Banka e Shqipërisë”

Sërish Banka e Shqipërisë

Formulari i konsensusit

hatefulshume

Dy vjet që merren me ligjin e dekriminalizimit. Përfundimi është pezmatues: një formular për t’u plotësuar në bazë të disa akteve nënligjore që janë, për nga forma dhe përmbajtja, antikushtetues.

Ka disa ditë që deputetët e shumicës po shprehin idenë se ligji i dekriminalizimit ka probleme serioze kushtetueshmërie, por për hir të konsensusit, e kanë pranuar. Ata shtojnë se dihet shumë mirë që askush nuk do e dërgojë këtë ligj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, për hir të konsensusit. Continue reading “Formulari i konsensusit”

Formulari i konsensusit

21 Janari i harruar

21

Dinamika e ngjarjeve pas vrasjeve shtetërore të 21 Janarit dihet. Është parë, dëgjuar dhe përsëritet çdo herë në shtyp, sa herë që flitet për atë ditë dhe në ato media që bëjnë detyrën qytetare që të kujtojnë atë që politika po harron, gjykata nuk e ka çuar nëpër mendje dhe padrejtësia po krenohet. Vrasësi ose vrasësit ishin brenda godinës së Qeverisë. Continue reading “21 Janari i harruar”

21 Janari i harruar

Game of koqe

bunkers-hamburger

Pa kaluar ende tymi i furrës poshtë bunkerit, pa iu drejtuar Lulit tërësisht kordat vokale, po asistojmë tani në debatin shumë të madh dhe shume të rëndësishëm mbi oportunitetin e bunkerit prapa Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të dëgjosh disa, ajo ishte aq e shëmtuar sa protestuesit e PD-së nuk ishin aty të punësuar për të protestuar, por të punësuar për të vënë në vend nderin e estetikës në Tiranë. Disa të tjerë anatemojnë arrogancën e Ramës se ndërton pa na pyetur, ose më saktë pa pyetur popullin, por populli në kështu rastesh jemi gjithmonë “ne”; ne që ngrejmë shqetësimin, që dimë çfarë do populli. Continue reading “Game of koqe”

Game of koqe