Harakiri teknologjik i Qeverise

Ky takim u finalizua me nënshkrimin në Edinburg më datë 30 janar 2007 të “Marrëveshjes së Partneritetit strategjik për modernizimin e sektorit publik shqiptar dhe përshpejtimin e zhvillimit teknologjik të vendit” ndërmjet Qeverise Shqiptare dhe Korporatës Microsoft.  Kjo Marrëveshje parashikon ndër të tjera hapjen e një filiali të Korporatës Microsoft në Shqipëri, e një qendre që do të ketë synim përmirësimin e kapaciteteve të kompanive lokale në fushën e teknologjisë së informacionit, pregatitjen e një “inkubatori” për përgatitjen e zhvillimit të specialistëve shqiptarë si dhe një listë shërbimesh që Korporata Microsoft do të kryejë në Shqipëri, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit brenda institucioneve qeveritare, përmes krijimit të një sistemi shkëmbimi të informacionit për të gjitha fazat e politikbërjes…  Në marrëveshje specifikohet gjithashtu se “Korporata Microsoft do të ofrojë asistencë për projekte të ndryshme në fushën e qeverisjes elektronike”.  Marrëveshja prek dhe temën aq të preferuar nga Kryeministri Berisha, atë të përhapjes së teknologjisë së informacionit nëpër shkolla, për zbatimin e së cilës Korporata ofron “6 mijë paketa programesh kompjuterike Microsoft me një çmim simbolik”, programe këto të cilat do t’i ofrohen edhe administratës publike me po të njëjtin cilësim të çmimit: “simbolik”!   E gjithë kjo Marrëveshje, që për nga mënyra bombastike e përcjelljes në media jo vetëm i ngjan një nënshkrimi të një çeku të bardhë me një kosto jashtëzakonisht të rëndë për shqiptarët, përbën gjithashtu dhe një hara-kiri teknologjik i Qeverisë.  Madje nuk kuptohet qartë se cilat ishin arsyet që Qeveria e dorëzoi veten aq thjeshtë në “gojë të ujkut”.  Pasi, me gjithë respektin që të imponon një Korporatë aq e fuqishme, e cila përcjell dinamizmin të pashoq të krijuesit të saj, duhet thënë se pozita e saj dominuese në treg është bërë një problem për shumë vende të cilat kanë kohë që po zbatojnë politikën e përhapjes së teknologjisë së informacionit në administratë dhe institucione të ndryshme.  Dhe si pasojë, është krijuar “një bllokadë” e fortë anti-Microsoft, si pasojë çmimeve të zbatuara prej saj, sidomos në shitjen e liçencave të programeve Windows.  Pozita mjaft e rehatshme në treg e Microsoftit vjen nga një monopol i krijuar de facto prej saj, pasi ka qënë nga të parat që ka shfrytëzuar më së miri nga ana ekonomike konceptin e sistemit operativ, pra të shfrytëzimit të një kompjuteri.  Pozita dominuese në treg ka qënë shpesh objekt i rrufeve të Komisionit europian, i cili nuk e ka shfuqizuar gjobën e majme të vënë ndaj Microsoftit pikërisht për shkat të kësaj pozite.  Në këtë aspekt, është e udhës të shohim se si funksionin shitja e programeve Windows.  Për çdo njësi program të shitur, Windows faturon dhe liçencën e përdorimit të saj, çmimet e së cilës kapin shifrën 364 Euro.  Gjithashtu, përveç liçencës së programit Windows, nevojitet dhe blerja e liçencës së programeve të paketës Office që përmban programet Excel, Word etj, çmimet e së cilës shkojnë deri në 368 Euro.  Në saj të bashkëpunimit të Microsoftit me prodhuesit e kompjuterave dhe në saj të përhapjes fillestare në treg të produkteve Microsoft, shohim se programet Windows janë përhapur në një shkallë mjaft të madhe në gjirin e konsumatorëve individë në botë.  Shtrirja e rrjetit Microsoft nuk njihte kufi as në zyrat e administrative të shteteve të ndryshme, por meqënëse bëhet fjalë për administratë, këto shtete filluan të mos ndjekin më rrugën e blerjes se programeve Windows për operimin e kompjuterave të saj, por janë duke ndjekur një rrugë tjetër… Këtu bëhet fjalë për programe operativë të krahasueshme me Windows, por që liçencat për përdorimin e tyre janë të lira (open source) sic quhen ne ambientin e informatikes)!  Pra, asnjë kosto në përdorimin e tyre.  Mund të përmendim këtu liçencat Creative Commons, të cilat, përveçse vendosjen e emrit të personit ose shoqërisë që i ka krijuar, nuk kërkojnë asnjë lloj pagese të çfarëdo lloj natyre qoftë.  Kështu, një person i cili është i pajisur me sisteme të tilla operative si (Ubuntu, RedHat, Suse dhe te tjera akoma)  mund të kryejë të njëjtën punë që kryhen me sistemin Windows, të punojë në Word, Excel, Acces dhe Power Point, si dhe në programe të tjera.  Pra një sërë veprimesh që mund të kryen me Windows, por me një përfitim kolosal, atë të mos pagesës së liçencës. Keto sisteme operativë nuk kanë nevojë për kompjutera super të shtrenjtë, ato janë krijuar te punojnë me strukturë më të thjeshtë dhe rezultate shume më të larta se ato Windows, pra kompjuteri në këtë rast do të kushtonte akoma më lirë dhe nëse bëjmë një llogari të thjeshtë: Kompjuteri më lirë + sistemi operativ falas + programet e tjera po falas, atëherë Qeveria do të kishte zbatuar programin e saj të përhapjes së teknologjisë së informacionit në Shqipëri me një shumë më të ulët.  Që ta ilustrojmë më mirë këtë ide, krahasojmë shumën që do të duhej për të bërë të mundur aktivizimin e një kompjuteri me sistem Windows dhe çmimi që duhet paguar për aktivizimin e një kompjuteri me sistem Open Source.  Kështu për të parin duhet planifikuar shuma prej 500 dollarësh për pajisjen me kompjuter, mesatarisht 200 dollarë për pajisjen me sistemin operativ WinXP, dhe 400 dollarë për Paketën Office. Totali shkon në 1100 dollarë.  Ndërsa për rastin e dytë, pagesa e vetme që duhet kryer është ajo për pajisjen me kompjuter që shkon vetëm 350 dollarë mesatarisht (shumë më pak e konsiderueshme pasi programet e lira kërkojnë karakteristika më modeste të kompjuterit për t’u bërë operative).  Këto sisteme nuk janë mjaft të rinj dhe të panjohur nga publiku shqiptar që ka disa njohuri nga fusha e teknologjisë së informacionit.  Këto programe madje janë bërë programet më të përdorshme në shumë vende të botës, prej administratës së tyre publike, dhe këtu bëhet fjalë për shtete të tilla si Gjermania, Franca, Afrika e Jugut, Suedia, Norvegjia, dhe së fundmi është shtuar dhe Rusia e të tjera akoma. Pra këtu mbërrijmë në një absurditet të paanë, vende të zhvilluara si këto që përmendëm më lart, të cilat investojnë (në kuptimin e djersës, jo të parave) në ngritjen e një sistemi sa më të lirë dhe sa më të përdorshëm për administratën e tyre, ndërsa një vend si Shqipëria nënshkruan marrëveshje kaq të rënda, për shkak të arsyeve të ndryshme, por me pasoja që mund t’i marrim me mend.  Kështu, mjafton të shohim në Fletoren Zyrtare nr 112 e vitit 2008 për të parë se për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, Qeveria ka parashikuar një fond prej 426,000,000 lekësh, së cilës do t’i shtohen dhe 142,000,000 lekë të tjera për këtë qëllim!  Një shpenzim mjaft i konsiderueshëm, edhe pse kemi të bëjmë me “çmime speciale”… 

Harakiri teknologjik i Qeverise

Matematicienët nuk dinë aritmetikë dhe difektet e lojës tek a çift

Megjithatë, falë përpjekjeve të mira të politikanve pushtetarë dhe fondeve pa limit nga zemëgjerësia e qeverisë, këtë herë në ndihmë na erdhi teknologjia. Për të qartësuar tymnajën tradicionale pas zgjedhore KZAZ-të u pajisën me kamera, skaner, lidhje direkte me ekrane ultramoderne dhe sigurisht lidhje me KQZ-në. Ja ku jemi sot! Kush nga ne mund të vendosë dorën në zjarr, se kjo teknologji ja vlen, se ato para nuk ikën dëm?
 Megjithatë ajo që me shumë forcë, edhe në artikuj të tjerë, kemi mbështetur është risia që sjell  sistemi elektoral, efikasiteti dhe vertetesia e tij. Është një sistem i cili i afrohet më shumë të vërtetës, në kuptimin e shndërrimit të votës në numër deputetësh. Mjaft më me deformimet e “Dushkut” , me fuqizimin e partive që nuk janë parti, por klane fisnore e shoqërore, me kalimin e votës nga një krah politik në tjetrin! Dhe vërtetë të paktën kemi një sistem të ri, i cili është pasqyrë thuajse e saktë e realitetit Shqiptar. Ai u formulua nga njohës të mirë të ligjit dhe matematicienë të zotë, profesorë të nderuar dhe u miratua, të paktën në parim, nga i gjithë spektri politik i vendit…
Duke u bazuar në të dhënat e deritanishme të ECA & KRIK apo të KQZ-së shohim që ky sistem elektoral na jep  një gabim shumë të vogël në përkthimin e votave në deputet. Parti të cilat realisht nuk kanë peshë politike dhe identitet elektoral sot janë zhdukur nga karriget e kuvendit. Për një pasqyrë sa më reale të votës popullore është e vërtetë që do të duhej një proporcional kombëtar, por ky variant do të penalizonte parti me identitet të fortë elektoral si psh. partinë që ka themeluar komuniteti Cam. Shumëkush e ka quajtur surprizë hyrjen e PDI-së në parlament, por në fakt surprizë do të ishte hyrja e Partisë së Xhuvelit e cila, të vetmin identitet që ka eshtë ai i kryetarit të partisë. Ndërsa në zgjedhjet e më parshme kemi patur një  shperfytyrim të vullnetit të votuesve dhe prani të partive fantazma në parlament. Gjithashtu të penalizuara me proporcionalin kombëtar do të ishin edhe minoritetet, ndaj u zgjodh një sistem proporcional rajonal, duke plotësuar njëkohësisht edhe kërkesat e BE-së përsa i përket respektimit të të drejtave të minoritetit.
Por që një sistem elektoral të jetë i mirë duhet të ketë zbatues dhe zbatim të mirë. Këtu hyjnë në lojë marifetet e politikanëve me kallo në fushën e grabitjes dhe shpërfytyrimit të vullnetit popullor. Sepse kjo është loja që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë ujqërit e vjetër të politikës shqiptare të cilët ndërruan qimen e byrosë politike me gëzofin e pishtarit të demokracisë. Lojë numrash, në të cilën kushdo që të dalë i pari, humbës del vetëm shqiptari. Pas mazhoritarit, pas mazhoritarit të korrigjuar me proporcional, pas lojës së Dushkut, pas MegaDushkut sot na ofrohet loja e numrit tek apo cift në proporcionalin rajonal. Le ta shpjegojmë cfarë është kjo lojë:
Në hartën e Shqipërisë u ndanë 12 qarqe. Në secilin prej tyre del një numër i caktuar deputetësh duke u bazuar në numërimin proporcional të votave. Pra cdo parti do të marrë aq deputetë sa i takon, proporcionalisht me peshën politike që ajo parti ka në atë rajon të caktuar. Deri këtu cdo gjë perfekte. Por vallë, si do të caktohet fituesi në një qark ku del një numër cift deputetesh? Shembulli i Elbasanit me 14 deputetë është i qartë; edhe pse njëra force politike ka fituar ndaj tjetrës rezultati i përkthyer në karrige deputetësh është 7 me 7. Njësoj edhe në Qarkun e Korcës (edhe pse këtu fitorja është më e ngushtë). I njëjti difekt mund të haset edhe në qarqet e ashtuquajtura BASTION, ku fitoret janë më të thella. Le të krahasojme Shkodren me Beratin. Berati, diferenca e votave është 65% – 33% në favor të së majtës. Futëm në llogaritje edhe LSI-në duke qenë se ka nxjerrë një deputet. Në qarkun e Shkodrës diferenca është 58% – 37% në favor të së djathtës(pra  një fitore më e ngushtë se fitorja e së majtës në Berat). Por ndërsa në Berat e majta nxjerr 2 deputete me shumë se e djathta, në Shkodër, edhe pse me fitore më të ngushteë në krahasim, e djathta nxjerr 3 deputete me shumë se e majta. Akoma më i thelle do të ishte difekti nëse llogaritë bëhen pa LSI-në. “Cuditërisht” vërehet që zonat ku fiton dhe ka fituar, e majta kanë një numër cift deputetësh: Berat, Vlorë,Fier, Korcë, Elbasan, Tiranë. Përjashtim bën Gjirokastra ku numri i deputetëve është shumë i vogel për të ndikuar në marifetet e lojës Tek a Cift. Ndërsa shumica e zonave ku fiton dhe ka fituar e djathta kanë një numër tek deputetesh: Shkodër, Lezhë, Durrës. Përjashtim Bëjnë Dibra dhe Kukësi, ku sërisht numri i deputetëve është i vogël për të ndikuar ndjeshëm…
Me sa duket Shqipëria e ka të vështirë të nxjerri një fitues, por dyshja e hartuesve të këtij sistemi elektoral Rusmaili vs Islami e ka tashmë fituesin. Ai është Rusmaili dhe është triunfues në këtë betejë virtule. Zgjuarsia dhe dinakëria e juristit pati epërsi mbi llogaritjet elementare, aritmetike të matematicienit!

Matematicienët nuk dinë aritmetikë dhe difektet e lojës tek a çift

Simbolika e shesheve

Kushtet fizike, kulturore dhe sociale te nje zhvillimi urban jane faktorët kryesorë ne formimin dhe modelimin e shesheve si nje pjesë e pandashme e strukturës dhe e jetës së qyteteve. Ne Epokën Antike dhe në Mesjetë sheshet perfaqësonin thjesht hapësira publike (Agora dhe Forumi) ku vlonte debati publik, që përfshinte në fakt vetëm pjesën e lirë të popullsisë. Ndërsa ne Rilindje dhe në Periudhën Baroke sheshet përfaqësonin autoritetin dhe fuqinë e Lordit, sepse arritja e autonomisë politike te qyteteve ishte shkak i shtrirjes (përhapjes) se shoqërisë feudale. Keto hapësira “publike” tashmë i përkisnin nje elite sesa njerëzve të thjeshtë.

Regjimet e reja, naziste, fashiste, komuniste apo edhe sisteme demokratike në vendet e kolonizuara prej tyre ose që kanë nën sundim, kërkojnë të lënë gjurmët e veta si fizikisht ashtu edhe emocionalisht jo vetëm për epokën ku jetojnë por edhe për Historinë. Per te treguar “drejtesinë”, pushtetin dhe vendosmerinë e tyre dhe për të ndikuar në cdo aspekt të jetës së njeriut, kryesisht liderat shtypës kanë demonstruar ne mënyrë të vecantë fuqinë e tyre në zhvillimin arkitektonik të qyteteve dhe kryesisht në hapësirat e lira publike: sheshet. Tashmë sheshet nuk shihen me si hapësira debati publik ose vende tregtie por si vende ku te vetëquajturit “baballarë” të kombit japin urdhra nga lartesitë e godinës qe dominon sheshin dhe ku individët te bashkuar si nje turmë e paanë degjojnë dhe ndjekin pazgjidhshmërisht “porositë” e tij. Ende edhe sot, ideja e piacave per grumbullimin e masave vazhdon të jetë një ide joshëse për diktatore ashti si dhe për liderat e sistemeve demokratike. Ende sot, shume lidera evropianë bien pre e demagogjisë dhe e populizmit dhe për te mbrojtur masa antiligjore, u drejtohen popullit duke (keq)përdorur hapësirat prej te cilave kohe me parë gjenerohej fryma e nënshtrimit dhe e shtypjes se masave.

Nga pikëpamja e kompozimit urban, bie në sy në mënyrë të vecantë mbizotërimi i nje aksi te fuqishëm të cilit i bashkohen sheshe me nje formë racionale dhe simetrike. Të pozicionuar kryesisht në fund ose në mes të aksit kryesor  këto sheshe dominohen nga nje ndërtesë. Ndërtesat e tjera rreth e rrotull nuk janë vecse shoqëruese të ndërtesës dominuese. Këto akse “ceremoniale” si nga përmasa ashtu edhe nga kompozimi janë shqetësues dhe jo komod. Sheshe të tilla kane si qëllim te “carmatosin” vullnetin e individit perballë vullnetit te pushtetit te plotfuqishem që kontrollon dhe dikton gjithcka. Rrjedhimisht, pjesa më e madhe e shesheve të shekullit te XX nuk janë tjeter vecse hapësira gjigante te varfra artistikisht dhe nga fuqia e imagjinatës. Sunduesit megalomanë sheshet i kane parë dhe përdorur si vegla për të detyruar dhe për të dominuar masën.
Si shembuj te tillë mund të përmendim kompozimin urban te qytetit Brazilia, Washington D.C., Berlini i Madh (ëndrra megalomane e Hitlerit); si dhe sheshet Königsplatz në Mynih, Sheshin e Kuq në Moskë, sheshet e Bukureshtit dhe të Shen Petërsburgut, sheshin Tiananmen, nje vepër kjo e Mao Zedong ne Pekin  si dhe Naghsh-I Jahan ne Ispahan.
                                                                                                                                                                   I.S.

 Brazilia
 

 Königsplatz, Munih
 

 “Die Grosse Platz” Berlin
 

 Piata Constitutiei dhe Pallati parlamentar, Bukuresht
 
 Naghsh-I Jahan, Ispahan.
 

 Washington D.C
 
 Sheshi Tiananmen. Pekin
 
 Sheshi I Kuq, Moske
Simbolika e shesheve

Sali Berisha Hero Kombëtar

Dalë nga goja e ujkut, një lajm i tillë ngjan jo si një sulm ndaj personit të tij, por si një dhënie kredie të fortë në favor të tij nga miqtë e tij të rinj (ose të vjetër, kush e di…) serbë. Në këto kohë mashtrimesh, korrupsionesh, zhgënjimesh, nepotizmash, varfërie dhe mbajtje në prag të derës së Evropës një lajm i tillë vetëm sa i shërben qëllimeve të tij politike në Shqipëri dhe në rajonet ku jetojnë shqiptarë.

Dhe këtu dalim në një konstante të çuditshme që lidhet me ndihmesën që u japin vendet fqinje që kanë interesa të kundërta me tonat liderve shqiptarë. Mund të përmendim Esat Pashën, ndihmuar nga serbët, Zogun, ndihmuar po nga ata, Enver Hoxhën, përkrahur nga jugosllavët dhe tani Kryeministrin…  Ndoshta kjo ka qënë dëshira e fuqive të mëdha: Shqipëria të ketë një Vëlla të Madh që sipas dallgëve ka qënë dhe është Italia, Greqia dhe tani Serbia, por kjo zgjidhje tashmë duket jashtë konteksti, pasi faktori shqiptar po piqet dhe nuk ka nevojë për një Vëlla të Madh për të hedhur kush e di çfarë hapi drejt kush e di ç’humnerë, duke patur parasysh se qëllimet e këtij Vëllai rrallë herë kanë qënë të mira. Kjo është analiza më e lehtë dhe më pak shqetësuesja që mund të bëjmë.

Sepse ekziston dhe një tjetër. Përse vallë kjo ndihmë kaq “spontane” në një moment kaq kritik për Qeverinë? Pyetja shtrohet, dhe është e rëndësishme të analizohet, të shqyrtohet dhe të kuptohet dhe nga ithtarët e patriotizmit deklarativ. Sepse çasti i zgjedhur nga media serbe përkon me sulmet të njëpasnjëshme që po i bëhen kauzës kosovare dhe me një situatë aspak pozitive për Qeverinë e cila i duhet të luftojë në shumë fronte duke mos patur asnjë lloj legjitimiteti për t’a bërë këtë gjë, për shkak të paaftësisë, korrupsionit të shfaqur dhe vonesave për të kapur trenin evropian. Në këtë kuadër, një dorë e dhënë nga një aleat i jashtëm i Qeverisë, që në fakt ka interesa të kundërta me kombin që drejton ajo, është një thesar i çmuar dhe një mundësi më shumë për ithtarët e fjalëve boshe për të brohoritur profetë ose heronj fals…
                                                                                                                                                              Stavri

Sali Berisha Hero Kombëtar

sans-serif””; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:””Times New Roman””; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:””Times New Roman””; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Shurdhësia e Qeverisë ndaj kërkesave të një shtrese të caktuar shoqërore

zhvillimin e tyre e kanë pasur me shkallë

sans-serif””; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:””Times New Roman””; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:””Times New Roman””; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Shurdhësia e Qeverisë ndaj kërkesave të një shtrese të caktuar shoqërore

Melodi e Këputun

e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun,
ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb’ e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues
që qan e turpnueme…
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër,
epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
… e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun.

 

Melodi e Këputun