Mjerimi i të djathtës shqiptare në çadër

“Mjerë e djathta shqiptare që asht ngujue në çadër dhe kërcënon botën me skenare kavajase, që udhëhiqet prej nji banditi si Berisha, që orientohet politikisht prej nji stalinisti si Islami, që andrron ngallnjimin elektoral tek nji martesë me Ilir Metën, që mbrohet prej ndonji profesori logorroik, dhe ndriçohet nga nipi i Hysni Kapos e do stramastikë tjerë ruralë”.

(Ardian Ndreca)

Mjerimi i të djathtës shqiptare në çadër

Mbi mungesën e identitetit kombëtar dhe kozmopolitët

“Qytetarë të Kosovës, vetëm në Kosovë mund ta ndërroni identitetin tuaj. Jashtë, sërish do t’ju quajnë shqiptar.

Konvertimi nga shqiptar në kozmopolit nuk ju bën më qytetarë. Përkundrazi. Ju shton dozën e primitivizmit.

Për fund, po e mbyll me një epilog nga një shkrim imi i kahmotshëm i titulluar “Shqiptar, adresa ime e përjetshme”.

…Unë jam shqiptar. Gjuha ime është gjuha shqipe. Atdheu im quhet Shqipëri. Jetoj në pjesën veriore të Shqipërisë, që quhet Kosovë. Në jetën time, në vazhdimësi kam pasur mungesë të identitetit kombëtar.

Përsëri kam mungesë identiteti. Vazhdimisht kam kërkuar të quhem shqiptar e jam quajtur ndryshe. Unë vazhdoj të jem shqiptar, dhe si i tillë kam vetëm një atdhe – Shqipërinë. Kërkoj ndjesë nga realiteti, por, nuk pranoj të më quajnë ndryshe, përpos shqiptar.

Askush nuk mund të më detyrojë të ndërroj identitet, të quhem ndryshe, të ndihem ndryshe e as të flas ndryshe. As të pranoj atdhe ndryshe.

Atdheu im quhet Shqipëri, unë flas shqip e quhem shqiptar dhe kjo është adresa ime e përjetshme”.

Arben I. Kastrati

Mbi mungesën e identitetit kombëtar dhe kozmopolitët

Historia e panjohur e një fotoje historike

“The White Man in the photo”

fKjo fotografi me një simbolikë mjaft të fuqishme, nuk e shpreh megjithatë, të vërtetën e historisë që përfshiu këta tre atletë. Fotografia ka anën e saj të njohur, gjestin e fuqishëm simbolik të dy atletëve amerikanë gjatë ceremonisë së dheniës së medaljes në disiplinën e 200 m vrap për meshkuj, në Lojërat Olimpike të Meksikos të vitit 1968. Por kjo fotografi ka dhe anën e saj të panjohur, që përmban një histori të parrëfyer, të dhimbshme por edhe të pasur me një simbolikë të fortë të vëllazërisë njerëzore, e mishëruar te atleti i bardhë “pa doreza”, australiani Peter Normann. Continue reading “Historia e panjohur e një fotoje historike”

Historia e panjohur e një fotoje historike

Përqasja e politikanëve shqiptarë ndaj Amerikës

“Unë Amerikën e shoh si frymëzim për pavarësinë e sovranitetin, për demokracinë e respektin për ligjin. Ndërsa ju Amerikën e shihni me frikë. Ju e shihni Amerikën si përbindësh së cilit duhet t’i tutemi ne dhe gjithë populli. Para këtij përbindëshi imagjinar ju serviloseni, poshtëroheni dhe prostituoheni. Por Amerika nuk është ajo e mendjeve tuaja të sëmura.”
Albin Kurti

Përqasja e politikanëve shqiptarë ndaj Amerikës

21 Janari i harruar

21

Dinamika e ngjarjeve pas vrasjeve shtetërore të 21 Janarit dihet. Është parë, dëgjuar dhe përsëritet çdo herë në shtyp, sa herë që flitet për atë ditë dhe në ato media që bëjnë detyrën qytetare që të kujtojnë atë që politika po harron, gjykata nuk e ka çuar nëpër mendje dhe padrejtësia po krenohet. Vrasësi ose vrasësit ishin brenda godinës së Qeverisë. Continue reading “21 Janari i harruar”

21 Janari i harruar

Fakte

“Sllovenia dhe Kroacia patën dalur nga Jugosllavia sepse ikën nga Serbia. Shpallja e tyre e pavarësisë në vitin 1991 ishte praktikisht pavarësi nga Serbia e Madhe. Procesi i Berlinit i vazhduar në Vjenë, afron e integron me njëra-tjetrën gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor si zëvendësim për anëtarësimin e munguar në BE edhe për një dekadë. Pasojë e kësaj do të jetë tendenca për njëfarë mini-Jugosllavie ku hyn Shqipëria në vend të Sllovenisë e Kroacisë.

Kjo padyshim që do t’i jep zemër forcave pro-jugosllave në Kosovë në krye të të cilave do të jetë dueti Mustafa-Thaçi. Të rinjtë e këtyre gjashtë shteteve Bosnje, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Maqedoni do t’i lodhin në seminare e konferenca të përbashkëta, prej mbrëmjeve poetike e deri te diplomacia ndërkombëtare.”

Kerry si ndërmjetësues i dyfishtë – Albin Kurti

Fakte

Për martirizimin e gjuhës shqipe

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim.  Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.
Ismail Kadaré

Për martirizimin e gjuhës shqipe

Mbi besën e shqiptarit dhe konceptin e shtetformimit

“Duke habitur botën me pikëpamjen tonë se shtetet serioze nuk mbrojnë territorin dhe sovranitetin e tyre, nuk e zhvillojnë vendin e vet, i nënshkruajnë dhe nuk tërhiqen nga marrëveshjet në dëm të vendit dhe shtetit etj. Shkurt, Isa dhe përkrahësit e tij ia kanë dhënë fjalën Serbisë dhe po qëndrojnë besnikë të saj. Gjithë fjalët e tjera të tyre duket sheshit se nuk qëndrojnë veçse si vuajtje që po u shkaktojmë ne me protesta që të mos jenë besnikë ndaj serbëve e Serbisë, por të mbrojnë interesat, në kuptimin e sotëm, të drejta të shqiptarëve.”
Hysamedin Feraj

Mbi besën e shqiptarit dhe konceptin e shtetformimit