Mbi gjuhën e njësuar letrare kombëtare

“Shqipëria shtetërore dhe Kosova janë shtetet e vetme kombëtare në Europë sot, domethënë shqiptarët janë kombi i vetëm në Europë sot, në gjirin e të cilit paraqiten intelektualë, gazetarë, gjuhëtarë, zyrtarë politikë, që gjuhën letrare kombëtare, e kritikojnë apo, madje, e mohojnë me argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore”.
Rexhep Qosja

Mbi gjuhën e njësuar letrare kombëtare

Liria ndrydhi artin

art
Artistët e mëdhenj të brezit të vjetër, po shuhen një nga një. Roland Trebicka është ikona e artit skenik shqiptar. Me ndarjen e tij nga jeta skena e Teatrit Kombëtar humbi një vlerë të pazëvendësueshme. Natyra përshkon rrugën e saj dhe dalëngadalë po ndahen nga ne të gjithë artistët e skenës, të muzikës lirike, të pikturës dhe skulpturës; kompozitorë, violinistë, tenorë, instrumentistë, shkrimtarë, poetë e studiues duke na lënë neve, një art të varfër të rreckosur, të pafuqishëm, në ditët e fundit të agonisë. Continue reading “Liria ndrydhi artin”

Liria ndrydhi artin

Përpara se të ngremë Flamurin në dritare

perpara
Ne shqiptarët kemi pasur gjithmonë një bindje që na gudulis krenarinë. Bindjen se prej shekujsh, dielli del për të nxjerrë në pah bukurinë dhe fisnikërinë e tokës së shqiponjave. Veçse, këto vitet e fundit, kemi filluar të dyshojmë, kemi filluar të mendojmë se edhe dielli kur del ka si qëllim të na turpërojë, e të na tregojë me dritë dite se sa e shëmtuar po na duket Shqipëria sot. Deri në këtë vit të 100 të Pavarësisë, dyshimi po na kthehet ne konstatim. Duke uruar që konstatimi s’do të kthehet në bindje negative, do të ishte mirë që vetë ne të fillojmë të ndërtojmë një shoqëri dhe një shtet me të cilin të krenohemi pa as më të voglin dyshim. Continue reading “Përpara se të ngremë Flamurin në dritare”

Përpara se të ngremë Flamurin në dritare