ITALIA DHE GLOBALIZIMI I INFORMACIONIT MBETURINË

itt
Në Itali u zhvillua referendumi i cili parashikonte disa ndryshime kushtetuese. Ndryshimet në thelb kishin reduktimin e numrit të përfaqësuesve të popullit , rrëzimin e bikameralizmit perfekt, dhe shkurtimin e procedurave parlamentare. Pra: a) numër më i vogël deputetësh dhe senatorësh – Italia ka numrin më të madh në Europë të përfaqësuesve, që përkthehet në kosto financiare dhe burokratike për vendin; b) fuqizimin e Dhomës së Deputetëve dhe dobësimin e Senatit që përkthehet në përshpejtim të procedurave parlamentare; c) dhe së fundmi, fuqizim i ekzekutivit dhe stabilitet qeverisës – Italia prej 65 vitesh mban një rekord negativ, përsa i përket stabilitetit politik. Continue reading “ITALIA DHE GLOBALIZIMI I INFORMACIONIT MBETURINË”

ITALIA DHE GLOBALIZIMI I INFORMACIONIT MBETURINË

Putinizmi – moderniteti i ri

putin_liberty
Fransua Fijon (François Fillon) është fituesi surprizë i turit të parë të zgjedhjeve në të djathtën dhe qendrën franceze. Surpriza qe e dyfishtë: së pari fitorja e tij nuk pritej. Pavarësisht se sondazhet (për të cilat duhet shkruar dhe treguar sesi po e humbasin kredibilitetin çdo ditë, jo domosdoshmërisht, vetëm për faj të tyre) po tregonin një rritje të tij, ai nuk pritej të fitonte, por më shumë t’i bënte hije dhe ta flakte tutje Sarkozinë nga jeta politike, kësaj here pa kthim mbrapa. Ai jo vetëm që e realizoi këtë qëllim, por edhe fitoi turin e parë të primareve, me 42-43%, shumë përpara ish Kryeministrit të Zhak Shirakut, liderit të pakontestueshëm të sondazheve, Alen Zhype. Continue reading “Putinizmi – moderniteti i ri”

Putinizmi – moderniteti i ri

Kur Netanjahu sfidon Berishën

fotonetan

Pa u mësuar mirë me deliret e Salës në Facebook, na vjen një tjetër i përmasave ndërkombëtare nga Izraeli. Pa u mësuar mirë me “të dashur miq” të Saliut, që vijonin me “shihni ç’më ka shkruar një mik që ka një mik që vëllai i tij punon te hoteli ku parvjet ka fjetur filan ministër”, na vjen një delir i përmasave më të mëdha nga Lindja e Mesme. Këtë perlë deliriane e deklaroi dhe e mbrojti Kryeministri i Izraelit Netanjahu, përpara Kongresit sionist në Jeruzalem. Continue reading “Kur Netanjahu sfidon Berishën”

Kur Netanjahu sfidon Berishën

Lufta e Ftohtë – shumë të reja, asnjë ndryshim

nafta1Aleanca e naftës është e pathyeshme dhe e pakthyeshme. Këtë fakt e dëshmon vizita e Obamës dhe delegacionit amerikan në Riad për të takuar Mbretin e ri dhe homazhet për vdekjen e paraardhësit të tij. Vlen të kujtojmë se vetem dy javë më parë, Obama mungoi në manifestimin për ngjarjet e Parisit dhe masakrën në gazetën satirike “Charlie Hebdo”. Continue reading “Lufta e Ftohtë – shumë të reja, asnjë ndryshim”

Lufta e Ftohtë – shumë të reja, asnjë ndryshim

Ngritja e përballueshme e SIRIZËS

sirizaFitorja e Sirizës, nuk e di pse, s’më entuziazmon. Madje më vjen inat me veten pse nuk më entuziazmon fitorja e të majtës radikale, vota e vegjëlisë, grushti dërrmues që masat i dhanë dinastive politike në Greqi!

Pastaj shoh sesi, bashkë me shumë të majtë që janë gëzuar çiltërsisht, kjo fitore e Sirizës ka gëzuar edhe fashistët e Le Penit, karagjozët e Grillos, dhe bjeri ti biem indipendetistët e ishullit Britanik të UKIP-it. Pra diçka kam nuhatur që s’më entuziazmon te kjo fitore historike. Thjesht nuk po kuptoj se çfarë.

Më shqetëson edhe tendenca e disave për t’i vënë bashkë grekët e Sirizës me shqiptarët e Vetëvendosjes. Me siguri sepse protestat e udhëhequra nga Albin Kurti të këtyre ditëve përkojnë në kohë me fitoren e Tsiprasit në Athinë, sepse tjetër analogji mes dy lëvizjeve vështirë të gjehet. Continue reading “Ngritja e përballueshme e SIRIZËS”

Ngritja e përballueshme e SIRIZËS