Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut

Shkarkimi i Heral Saraçit nga funksioni Komisionerit Publik prej Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ankimor i ngritur në kuadër të procesit të vetingut, tregon se operacioni ndërkombëtar i monitorimit do e ndjekë me shumë vëmendje veprimtarinë e të gjithë komisioneve të ngritura në kuadër të vlerësimit të figurës së magjsitratëve.

Continue reading “Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut”

Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut

Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria


Me një vështrim të shpejtë mbi zgjedhjet në Itali mund të nxjerrim disa kokluzione:

1 – Shqetësim kryesor një ditë para votimit ishte shitblerja e votave, fotografimi i fletës së votimit (për të dëshmuar ekzekutimin e shitjes së votës), dhe manipulimi i votës së emigrantëve (italianëve që jetojnë në shtete të tjera) duke blerë skedat bosh të cilat plotesohen më pas nga partitë në Romë. Continue reading “Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria”

Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria

Presidenti moralist

bujar_nishani_2131325

Në intervistën e fundit dhënë gazetës “Shekulli”, Presidenti shpalosi më në fund në tërësinë e tyre, talentet politike të tij: morali mediokër dhe vartësia e plotë ndaj udhëheqësit natyral të opozitës. Kur e para vihet në shërbim të të dytës, Presidenti duket që është në habitatin e tij natyror. Kur Presidenti përzien këto dy ingredientë, duhet që të gjithë t’i lexojmë intervistat dhe deklaratat e tij. Nuk duhet t’i bojkotojmë dhe as t’i tallim. Ose ndoshta dhe mund t’i tallim, por jo t’i bojkotojmë. Sepse kur Presidenti shfaq më të mirën e tij, dijeni se ai është produkti më i përfunduar dhe më i arrirë i tranzicionit shqiptar. Continue reading “Presidenti moralist”

Presidenti moralist

Kurrë mos i besoni një të vetëshpalluri të “pavarur”

download

Për shkak të zhgënjimeve të njëpasnjëshme politike, populli shikon gjithmonë me një admirim kandidatët e rinj që dalin në çdo palë zgjedhje, me siglën “të pavarur”. Të ishe i pavarur donte të thoshte të kanalizoje të gjitha pakënaqësitë që kishin njerëzit. Edhe sot, jemi përpara të njëjtës situatë. Zhgënjimi i njerëzve për shkak të politikës gjen ende një shprehje në shumëfishimin e kandidatëve të pavarur. Continue reading “Kurrë mos i besoni një të vetëshpalluri të “pavarur””

Kurrë mos i besoni një të vetëshpalluri të “pavarur”

“Të veprohet”

images1

Folja e përdorur në mënyrën urdhërore të kohës së tashme (për amatorët: diateza pësore-vetvetore, mënyra urdhërore, në kohën e tashme), është një nga abuzimet më të shpeshta me të folmen mes shqiptarëve. “Të bëhet”, “të çohet”, “të nënshkruhet”, i themi njëri-tjetrit kur na vret pesha e evidencës së veprimit që duhet të ishte kryer, por s’po kryhet, ndërkohë që nuk ka asnjë vështirësi në kryerjen e tij. Është një mënyrë që përdorim për të hequr përgjegjësinë nga vetja, për mos t’ia ngarkuar tjetrit dhe për ta lënë veprimin të kryhet vet, tashmë i pjekur dhe i përgatitur dhe i rrahur në vaj e në uthull, nga këto seri ping-pongjesh që i servirim njeri-tjetrit. Me pak fjalë, është një “zonjë” mënyrë për të shprehur vullnetin tonë të brendshëm “politik” se diçka është për t’u bërë, pa u lagur në lumenjtë e vështirë të përgjegjësisë, që nuk e dimë se ku na çojnë. Continue reading ““Të veprohet””

“Të veprohet”