Dakord. Edi, Saliu, Sandri…

grykesi
Dakord. Edi, Saliu, Sandri, po në një pikë ndahemi ne, me opinionistët që janë rreshtuar masivisht kundër Sandrit. Të gjithë pa përjashtim, e marrin si të mirëqenë që duke u prishur muri rrethues cënohet siguria e shtëpive të fshatarëve të Lagunës Blu. “Gjynah të gjorët”. Fshatarë turistikë të krimbur në para, por askush nuk e shtron pyetjen: “këta fshatarë çfarë të drejte kanë të rrethojnë plazhin”?
A nuk është plazhi pasuri publike e shqiptarëve?

Të gjithë këta opinionistë që mendojnë se përfaqësojnë opinionin e shqiptarëve, disa madje mendojne edhe që e adresojnë mendimin popullor, pra të gjithë këta janë përgjithësisht të saktë përsa i përket grykësisë së Sandrit, por të gjithë këta janë aq të pasur sa të mos e kuptojnë që fshatarët milionerë të Lagunës Blu nuk kanë të drejtë fare ta rrethojnë hapesirën publike. Kështu që ne, si popull qytetar jemi shumë të lumtur që fshatarët e zonës, (ministra, drejtorë, gjykatës e prokurorë, si edhe pasanikë të tjerë) po provojnë grushtin e paligjshëm të Sandrit. Po fërkojmë duart nga kënaqësia.

Dhe në fund, jo se kemi shumë shpresë, por deshira e madhe mbetet, që një ditë, një grusht i fortë, atëmot legjitim, të rrëzojë edhe Sandrin e paligjshëm.

Tanks

Dakord. Edi, Saliu, Sandri…