Ekspozita Teatrale Shqipëria Sot

socialmIliri President opozitar.

Dieta e rikthyer opozitare rezikon të rikthejë edhe kilet e Ilir Metës. Për këtë arsye është bërë ndryshimi i mobiljeve në Presidencë. Një kolltuk ortopedik dysh me masazh është porositur te mobileritë e Abaz Ullirit në një adresë të pa specifikuar, përgjatë aksit Kamëz-Fushë Krujë.

Edi lojtar egoist, topin vet penalltinë vet.

Tre prioritetet kryesore të Ramës të shpalluara nga bashkëbisedimet me profile fejsbuku që komunikojnë me të, janë: 1 – Reforma në administrate (llogaridhënie e të gjithë drejtuesve të Agjencive Shtetërore). 2 – Lufta kundër shpërdorimit të ujit të pijshëm. 3 – Fitorja definitive e luftës kundër mbjelljes së kanabisit.

Për t’i dhënë drejtim këtyre çështjeve, Rama ka vendosur t’u presë furnizimin me ujë të gjitha zonave ku mbillet hashash, nëse është e nevojshme të gjithë Shqipërisë, duke çuar dëm të mbjellat e hashashit që do vuajnë vapën njësoj si qytetarët në Tiranë. Me një gurë vret dy zogj: edhe kursen ujin në kohë thatësire edhe fiton luftën me lazaratizimin e Shqipërisë. Por Edi, ndryshe nga populli, di të vrasë edhe tre zogj me një gur. Flitet që në të mbjellat me hashash, kanë aksione një pjesë e mirë e administratës publike, sidomos ata të LSI-së. Ja ku u zgjidh edhe pika e tretë që lidhej me goditjen e administratës.

Çudia me votat e Lulit.

Në zgjedhjet per kryetar partie, Lulit i kanë dalë më shumë vota në Skrapar sesa në Tropojë. Kjo pasi numeruesit ishin vendosur me rotacion, dhe në Skrapar qëlluan numërues nga Kamza kurse në Tropojë nga Gjirokastra.

Hajde Libra.

Libra planifikon një opozitë ndryshe. Beni mori 20 mijë vota, por nuk mori asnjë deputet. Bamiri pati marrë 27 mijë vota para katër vitesh, edhe ai me 0 deputetë. Ndaj te Libra mendojnë që faji është i formulës që avantazhon koalicionet. Për të zgjidhur problemin, Mimoza Hafizi do të krijojë një forcë të re politike me emrin Fletorja. Kjo e fundit do të hyjë në koalicion me Libra-n me shpresën që formula do t’u sigurojë ndonjë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Përpjekja.

Bojaxhiu pas Sfidës mendon të iniciojë Perpjekjen, por ka frikë se te kjo nuk do të gjejë mbështetje nga Blendi Sala. Ky i fundit jo se nuk do të dëshironte, por nuk ka kohë. Te radioja ka konflikt të fortë me Kelin se cili ka programin me më shumë degjues.

Skedina e Bamirit.

Te partia e Bamir Topit të gjithë janë në një mëndje. Balluket si çun i Rrugës Bardhyl (vitet 90) janë démodé, sjellin ters, ndaj një prerje e re alla Kristiano Ronaldo do të ishte ogur i mirë.

Anarkikë të rreshtuar

Disa dhjetra Marksistë -Leninistë që kanë lexuar faqet e para të manifestit PK viti(1848), dhe të përditësuar nga Fatos Lubonja, kanë krijuar Frontin Opozitar Politik. Ligji i mbetjeve – lali Eri, 21 janari – lali Eri, reforma në arsim – lali Eri, shperthimi i ujërave të zeza në Ksamil – lali Eri. Me konfuzionin që ka përfshirë të gjithë spektrin politik, të vetmit që e kanë një zgjidhje për çdo problematikë.

Opozita në Fejsbuk.

Grupi i opozitës virtuale përbëhet nga një gazetare që ka mbetur pa punë qëkurse u mbyll Agon Channel, Nisma Thurje, Lolita, Jeta Osh Qef etj. Vështiresitë që po has kjo lloj opozite nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen. Duhet pranuar që ka më shumë përmbajtje opozita e Jeta Osh Qef se ajo e Lulzim Bashës. As te drejtuesit e tyre. Bes Pesha ka më shumë peshë se Nard Ndoka në opozitë. Problem duket se përbëjnë emrat që kanë zgjedhur. Sonila nuk e ndryshon dot, por Lolita, Jeta osh Qef, dhe Nisma Thurje e kanë identifikuar problemin tek emri.
Keshtu Nisma Thurje mund të kthehet në Nisma  Yll. Sipas statisticienit Zaloshnja, me emrin e ri mund të peshkojë edhe protestues virtualë të majtë. Nostalgjikët nuk zhduken kurrë.
Lolita pas shumë vitesh aktivitet, mund ta përshtasë emrin në Mamasita.
Ndërsa Jeta Osh Qef do ta ndryshojë në Jeta Osh Ajo Që Osh. Kjo faqe ka numrin më të lartë të ndjekësve dhe jo të gjithë janë në humor të mirë që të mendojne se jeta osh qef. Duke ditur për më tepër që një pjesë e tyre janë nga Azia Jug-Lindore, është më i përshtatshëm një emër me filozofi budiste , pra jeta Osh Ajo Që Osh…

Galaksia e formacioneve parapolitike vazhdon pa fund ne rrjetet sociale, aty ku njerëzit ndjehen protagonistë edhe pse askush nuk i merr seriozisht, por të paktën humori është i garantuar.

Onufri

Ekspozita Teatrale Shqipëria Sot