Fakte mbi sorosin dhe zgjedhjet

pizza
Të dhënat zyrtare të KQZ-së tregojnë një pjesëmarrje të ulet në votime, krahasuar me 4 vite më parë.

Nga projeksionet e para duket qartë që kanë bojkotuar kryesisht votuesit e Partisë Demokratike. Të mos gëzohet shumë Koço Kokëdhima që bëri thirrje për bojkot. Nuk është ai fitimtar i këtyre zgjedhjeve.

Bazuar në shifrat e para publike, duket se në fund do të konstatojmë që as PS-ja e as LSI-ja nuk do të kenë shtuar asnjë votë më shumë krahasuar me 2013-ën. Rritja në përqindje që shohim është pasojë statistikore e pjesëmarrjes së ulet të elektoratit të PD-së.

Edhe një herë, mirë apo keq, duket se në Shqipëri është ende e vështirë të votohet për ideologji. Vota është kryesisht tifozllik, ose interes i ngushtë ekonomik (punësim, para në dorë ose me pizza taxi).

Ata pak idealistë nuk janë dorëzuar e as nuk do të demoralizohen. Demokracia i ve në provë ose u jep mundësi çdo dy vjet.

Ps. ishte e paparashikueshme një fitore kaq e thellë e Sorosit

Onufri

Fakte mbi sorosin dhe zgjedhjet