Faleminderit Sali!

rivalry_95405
Faleminderit Sali që na dhe një kryetar shteti mediokër! Ai di të shkruajë hartime me “aeroplana” dhe “autokombajna”. Ai di të jetë i pranishëm atje ku s’duhet dhe të zhduket atje ku lipset më shumë prania e tij. Por ajo çka është më e rëndësishme, ai di të jetë mediokër. Jo më shumë se sa të tjerë, as më pak se të tjerë, ai është mesatarisht mediokër. Ndërsa ti që je flamurtar i ligësisë, na e bëre dhuratë para se të largoheshe. Të falenderojmë me buzëqeshje të ngrirë, për këtë Sali.

Do thoni ju : “pse t’u kujtua sot?! Ai i gjorë-mediokër nuk del shpesh as në ekranet e televizorëve. Sigurisht nuk del as rrallë, del mesatarisht”.

“Po ja, shikoni! U shfaq sot në ekran Genti Sejko, Guvernatori i bankës së Shqipërisë, në daljen e tij të dytë publike. Njësoj e turpshme sa edhe e para. Nuk i shqiste dot sytë nga letra, nuk dinte të lexonte rrjedhshëm as ato që ishin shkruajtur aty, e zezë mbi të bardhë. I këputi dhe një shprehje që të le me gojë hapur: “rritja e kredisë në lek ka pasur rritje”.

Prandaj mu kujtua Nishani. Sepse Guvernatorin mediokër e kemi dhuratë nga Presidenti mediokër, por në fillim, le të mos harrojmë, që Nishanin e kemi dhuratë nga Saliu, ky i fundit aspak mediokër. Është më i zoti nga të gjithë për ligësi. Faleminderit Sali!

Tanks

 

Faleminderit Sali!