Gjeneralmegafoni

Ata që s'jetojnë dot më në Shqipëri

Albi punon në Bankën e Shqipërisë. Lindur e rritur në Tiranë, nënë, babë e gjyshër denbabaden autoktonë. Qysh i vogël i rritur me të gjitha të mirat, edhe për shkak të ofiqeve politike të prindërve në periudhën e vështirë të fillim tranzicionit. Sot, s’jeton dot më në Shqipëri. Depresion ekonomik thotë, social dhe kulturor. Shtet policor, dhunë psikologjike, vështirësi ekonomike. Albi dëshiron të shkojë në Gjermani, aty po, që bëhet jetë… Por Albi s’e ka provuar emigracionin, nuk e di se çdo të thotë të lash pjatat në restorante për të paguar qeranë e një shtëpie që e ndan me 5 shokë. Ai ka disa apartamente në Tiranë dhe dy vila në bregdet. Me gjithë shpirt i urojme Albit ta provojë një eksperiencë në emigracion e të lirojë vendin e punës që e ka fituar me të drejtën hyjnore.

Një përgjigje frikërave apokaliptike të Platinisë

Meqënëse paturpësisht Presidenti i UEFA-s u bë profesionist ushtarak dhe meqënëse zëdhënësja e BE-së Maja punëtore u bë profesioniste futbolli, secili në garë për të tejkaluar kompetencat e tyre të përcaktuara nga detyra që kanë, ne vendosëm të tregohemi anakronikë dhe të shfaqim disa fakte të shprehura nga një profesionist i fushës së tij dhe vetëm të tij.

Në një intervistë të dhënë për një revistë angleze, analisti ushtarak Sim Tack analizon teknologjinë e dronëve civilë. Analisti merr shkas nga droni që acaroi të përkëdhelurit e Ballkanit. Disa prej komenteve të tij po i paraqesim shkurtimisht më poshtë për të qetësuar përfundimisht Platininë:

Droni dhe Padroni

Shkurtimisht dëshirojmë të paraqesim disa mendime në lidhje me përgjegjësinë e Shqipërisë në ngjarjet e djeshme në Beograd. UEFA dhe komisarët e saj (syleshë) janë duke mbledhur të gjithë materialet e nevojshme për të marrë vendimin në lidhje çfarë ndodhi dje. UEFA dhe komisarët e saj duhet të fillojnë duke mbledhur dëshmitë, mendtë e tyre të kokës, sytë e tyre dhe videot e pafundme që tregojnë më së miri se çfarë ndodhi dje. Duket sikur ky shkrim po paragjykon vendimin që do të marrë UEFA, por gjasat janë që vendimi do të dënojë të dy vendet.

Le të bëjmë sikur harruam fyerjet, sharjet, kërcënimet për shuarjen e shqiptarëve, le t'i harrojmë objektet e hedhura në fushë, shoqërimi policor idiotesk nga një shtet që ka frikë nga të gjithë dhe bën sikur nuk i druhet askujt, le t'i harrojmë grushtet e matrapazëve të sigurisë që shërbenin si mbështjetje e armatosur e tifozëve më brutalë të Kontinentit, le ta harrojmë Ivanin tmerrësisht delirant që për shkak të tij, Pipinot italianë që sot po na e vënë fajin ne për një copë flamur, kërkonin si meskinë fitoren 3 me 0 në tavolinë kundër Serbisë dhe e morën.

Historia e një oligarku

Të dëgjosh Lulzim Bashën kur flet është t'i japësh një përkufizim më shumë hipokrizisë. Sa herë që flet ai, shtohet nga një paragraf në librin e madh të hipokrizisë në mesin e politikës. Sa herë që ai matet të vrenjtet në fytyrë për ndonjë padrejtësi të bërë, aq herë shtohet nga një volum në bibliotekën e pafundme të hipokrizisë së shtetarëve. Disa i dënon historia, disa plumbi, disa harresa, disa të tjerë dënojnë të tjerët që ta dëgjojnë. Deri tani Lulzim Basha hyn te këta të fundit. Po nuk është ndonjë çudi e madhe, sepse ai jeton në Shqipëri. Ne vendin e absurdit, hipokriti as që vihet re.

Së fundi Lulzimi ka gjetur lajtmotivin e dyshes Rama-Meta si një dyshe oligarkësh për të krijuar një front të ri në luftën e tij të dëshpëruar. Askush nuk e kundërshton dot, nëse nisemi nga ideja se e kuptojmë se ç'ka dashur të thotë autori i kësaj gjetjeje.

Asnjanësit e shtirur dhe mjerimi i medias

Njerëzit e etur për informacion, në çdo cep të globit ku jetojnë, e kanë mëngjesin të shenjtë. Përpara një gazete duke pirë kafe, përpara televizorit duke ngrënë mëngjes, përpara një kompjuteri në zyrë ose duke dëgjuar radion në makinë në mes të trafikut. Mëngjesi është unik sepse sjell një fluks lajmesh, frut dhe mund i gazetarëve që kanë punuar deri orët e para kur zbardh dita, për investigimin, zbulimin dhe përpunimin e informacionit. Sigurisht, kjo është një punë që i shërben të gjithëve, por në veçanti ajo vlerësohet nga të apasionuarit e informacionit. Ata e shijojnë si moment shumë të rëndësishëm të ditës së tyre mëngjesin informativ.

Page 1 of 54

Sondazh

Edhe sa do te rrije Lul Basha ne krye te PD-se?
 

Ju Siguroj Ju

Previous Tjeter
Ne jemi një Norvegji e vogël

"Ka qenë ky model ekonomik i bazuar në liritë ekonomike që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë rritje ekonomike 4 herë më të madhe sesa mesatarja e rajonit. Ka qenë ky model që ka bërë të mundur që Shqipëria në 2009-2011 të dyfishojë eksportet. Shqipëria ka rritur në periudhën 2007-2011 me 316 për qind investimet e huaja”, shtoi Berisha.“Ne jemi një Norvegji e vogël në Ballkan. Ne kemi firmosur 120 kontrata për ndërtimin e 320 HEC-ve. Ne do të inaugurojmë veprën më të bukur energjitike, HEC-in e Ashtës, një kryevepër të mbrojtjes të mjedisit.  Energjia është prioriteti më madhor dhe unë ju garantoj që investitorët kanë vlerësim më të madh nga qeveria ime”, shtoi Berisha

Ju siguroj ju - Shtator 2012

Tredhja

"Shfrytëzoj këtë rast për t'i bërë thirrje zotit Edi Rama t'i kërkojë të falur Shkodrës... Në rast se ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë qysh në rini, siç po thonë, dënoi ato … përndryshe do më bësh të besoj se je i tredhur qysh në rininë tënde…". Pasi përdori fjalën tredhje Kryeministri ndalon dhe e kap e qeshura bashkë me turmën "çfarë mund t'i themi, - i tha turmës, ndërkohë që çuditërisht dy djemtë e vegjël që ishin në krahun e Berishës po duartroikisnin kurse dy vajzat në krahun e Jozefinës po rrinin si të hutuara ndërkohë që ajo po u rregullonte jakët
Ju siguroj ju - Janar 2009

Binjaku siamez i Nënë Terezës

Kryeministri Berisha e krahasoi punën e nobelistit Yunus në disa aspekte, me veprimtarinë e Nënë Terezës. "
Dëgjuat nobelistin Muhammad Yunus për luftën e tij kundër varfërisë. Përpjekjet e tij mbinjerëzore për të aftësuar gratë dhe burrat e varfër për ndërtimin e një jete më të mirë. Profesor Yunus, në disa aspekte mund të ketë si binjake siameze Nënë Terezën, e cila së bashku motrat e saj trajtonin njerëz, fëmijë, burra, gra, tërësisht të braktisur. Unë pyeta veten, pse merrej me trajtimin e këtyre njerëzve. Përgjigja ishte e thjeshtë, sepse mjekësia konvencionale nuk merrej me to".
Ju siguroj ju - Janar 2013

Do të sjell kokën e Aliut nga Stambolli

Në mbledhjen e  Komitetit Ndërshtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Berisha theksoi se duhet të sillet në Shqipëri koka e Ali Pashë Tepelenës, eshtrat e Sami dhe Mit’hat Frashërit, por edhe të gruas së Ismail Qemalit. Sipas tij, të gjitha këto duhet të përmbushen në tremujorin e parë të vitit 2013, para fushatës elektorale.

"Është një nga figurat dhe personalitetet me karakter dhe peshë më të veçantë. Në qoftë se marrim historinë tonë pas vdekjes së Skënderbeut, historia jonë u transferua në tërësinë e saj në banesën e harresës si komb. Ali Pasha me të gjithë veprimtarinë e tij i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe dhe asaj bote, Napolon Bonaparti, do të tregonte interes shumë të madh për Pashain e Janinës, që në fakt filluan edhe ta shpallin si Bonaparti i Ballkanit. A do të varroset në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar, kjo do të jetë çështje diskutimi”, theksoi Berisha

Ju siguroj ju - Dhjetor 2012

Pjeshkët e Lapardhasë

Miting në Lapardha - Sali Berisha: Dua t'u rrëfej një gjë personale. Unë, pëlqej shumë pjeshkët, por më shumë se të gjitha, pjeshkët e Lapardhasë. Po! Absolutisht, janë më të mirat
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=12b6nM72i1w&feature=player_embedded
Ju siguroj ju - Tetor 2011

ilaç koke,Karikatura

Facebook