Gjeneralmegafoni

Gjergji si Kreshniku

Njihen disa tipa të zhgënjyerish: ata nga partitë, ata nga idealet, ata nga atdheu, dhe ata nga vetvetja. Ka dhe nga ata si Gjergji, i cili s’na e thotë pse është zhgënjyer, duke u orvatur me dinakëri të bëjë bashkë qingjin dhe ujkun nën emëruesin e përbashkët, perëndinë e të gjitha bestytnive, Zhgënjimin.

Unë, si shumë të tjerë jam i zhgënjyer. Për shembull, jam i zhgënjyer që nuk kemi ende një reformë në drejtësi e për pasojë nuk e kemi edhe ne Sanaderin tonë, kuptohet Sanaderin në burg, pra Berishën aty ku e ka vendin. Unë nuk e dua Berishën në burg për antipati personale. Ai, dhe jo Agim Llupo me gardistë të tjerë, ekzekutoi 4 protestues në mes të Tiranës dhe kjo nuk kërkon një vendim gjykate për tu vërtetuar. Dita ditës bindem që reformë në drejtësi nuk ka për të pasur e për rrjedhojë edhe shpresa ime për drejtësi do të varroset diku në orën shqiptare të harresës.

Të gjithë bashkë për një vend parkimi

Historia e dhënies me konçesion të parkimeve në Tiranë është shembulli më i mirë se çfarë mrekullish mund të bëjë autoriteti publik, kur forcat politike bien dakord. Kur forcat politike bien dakord për diçka, mrekullia e parë është heshtja e atyre mizave që gumëzhijnë në veshin tonë, të quajtura përfaqësues të shoqërisë civile. Këta trima me fletë që nuk pipëtinin as pas ngjarjeve të 21 Janarit, u prekën thellë nga rritja e çmimit të naftës, apo nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Lufta e Ftohtë - shumë të reja, asnjë ndryshim

Aleanca e naftës është e pathyeshme dhe e pakthyeshme. Këtë fakt e dëshmon vizita e Obamës dhe delegacionit amerikan në Riad për të takuar Mbretin e ri dhe homazhet për vdekjen e paraardhësit të tij. Vlen të kujtojmë se vetem dy javë më parë, Obama mungoi në manifestimin për ngjarjet e Parisit dhe masakrën në gazetën satirike “Charlie Hebdo”.

Paternalistët e politikës shqiptare

Pas ngjarjeve të djeshme në Prishtinë është shumë e vështirë të kuptosh, nga brenda Republikës së Shqipërisë, se përse situata u përshkallëzua aq shumë. Asnjë analist, asnjë analisto-politikan, madje as edhe një deputet i ardhur në pushtet me kujtimin e rëndë të 21 Janarit, nuk përpiqet të analizojë qoftë dhe në mënyrë sipërfaqësore situatën atje.

Ngritja e përballueshme e SIRIZËS

Fitorja e Sirizës, nuk e di pse, s'më entuziazmon. Madje më vjen inat me veten pse nuk më entuziazmon fitorja e të majtës radikale, vota e vegjëlisë, grushti dërrmues që masat i dhanë dinastive politike në Greqi!

Pastaj shoh sesi, bashkë me shumë të majtë që janë gëzuar çiltërsisht, kjo fitore e Sirizës ka gëzuar edhe fashistët e Le Penit, karagjozët e Grillos, dhe bjeri ti biem indipendetistët e ishullit Britanik të UKIP-it. Pra diçka kam nuhatur që s'më entuziazmon te kjo fitore historike. Thjesht nuk po kuptoj se çfarë.

Page 1 of 55

Sondazh

Edhe sa do te rrije Lul Basha ne krye te PD-se?
 

Ju Siguroj Ju

Previous Tjeter
Ne jemi një Norvegji e vogël

"Ka qenë ky model ekonomik i bazuar në liritë ekonomike që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë rritje ekonomike 4 herë më të madhe sesa mesatarja e rajonit. Ka qenë ky model që ka bërë të mundur që Shqipëria në 2009-2011 të dyfishojë eksportet. Shqipëria ka rritur në periudhën 2007-2011 me 316 për qind investimet e huaja”, shtoi Berisha.“Ne jemi një Norvegji e vogël në Ballkan. Ne kemi firmosur 120 kontrata për ndërtimin e 320 HEC-ve. Ne do të inaugurojmë veprën më të bukur energjitike, HEC-in e Ashtës, një kryevepër të mbrojtjes të mjedisit.  Energjia është prioriteti më madhor dhe unë ju garantoj që investitorët kanë vlerësim më të madh nga qeveria ime”, shtoi Berisha

Ju siguroj ju - Shtator 2012

Tredhja

"Shfrytëzoj këtë rast për t'i bërë thirrje zotit Edi Rama t'i kërkojë të falur Shkodrës... Në rast se ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë qysh në rini, siç po thonë, dënoi ato … përndryshe do më bësh të besoj se je i tredhur qysh në rininë tënde…". Pasi përdori fjalën tredhje Kryeministri ndalon dhe e kap e qeshura bashkë me turmën "çfarë mund t'i themi, - i tha turmës, ndërkohë që çuditërisht dy djemtë e vegjël që ishin në krahun e Berishës po duartroikisnin kurse dy vajzat në krahun e Jozefinës po rrinin si të hutuara ndërkohë që ajo po u rregullonte jakët
Ju siguroj ju - Janar 2009

Binjaku siamez i Nënë Terezës

Kryeministri Berisha e krahasoi punën e nobelistit Yunus në disa aspekte, me veprimtarinë e Nënë Terezës. "
Dëgjuat nobelistin Muhammad Yunus për luftën e tij kundër varfërisë. Përpjekjet e tij mbinjerëzore për të aftësuar gratë dhe burrat e varfër për ndërtimin e një jete më të mirë. Profesor Yunus, në disa aspekte mund të ketë si binjake siameze Nënë Terezën, e cila së bashku motrat e saj trajtonin njerëz, fëmijë, burra, gra, tërësisht të braktisur. Unë pyeta veten, pse merrej me trajtimin e këtyre njerëzve. Përgjigja ishte e thjeshtë, sepse mjekësia konvencionale nuk merrej me to".
Ju siguroj ju - Janar 2013

Do të sjell kokën e Aliut nga Stambolli

Në mbledhjen e  Komitetit Ndërshtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Berisha theksoi se duhet të sillet në Shqipëri koka e Ali Pashë Tepelenës, eshtrat e Sami dhe Mit’hat Frashërit, por edhe të gruas së Ismail Qemalit. Sipas tij, të gjitha këto duhet të përmbushen në tremujorin e parë të vitit 2013, para fushatës elektorale.

"Është një nga figurat dhe personalitetet me karakter dhe peshë më të veçantë. Në qoftë se marrim historinë tonë pas vdekjes së Skënderbeut, historia jonë u transferua në tërësinë e saj në banesën e harresës si komb. Ali Pasha me të gjithë veprimtarinë e tij i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe dhe asaj bote, Napolon Bonaparti, do të tregonte interes shumë të madh për Pashain e Janinës, që në fakt filluan edhe ta shpallin si Bonaparti i Ballkanit. A do të varroset në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar, kjo do të jetë çështje diskutimi”, theksoi Berisha

Ju siguroj ju - Dhjetor 2012

Pjeshkët e Lapardhasë

Miting në Lapardha - Sali Berisha: Dua t'u rrëfej një gjë personale. Unë, pëlqej shumë pjeshkët, por më shumë se të gjitha, pjeshkët e Lapardhasë. Po! Absolutisht, janë më të mirat
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=12b6nM72i1w&feature=player_embedded
Ju siguroj ju - Tetor 2011

ilaç koke,Karikatura

Facebook