Mbi mungesën e identitetit kombëtar dhe kozmopolitët

“Qytetarë të Kosovës, vetëm në Kosovë mund ta ndërroni identitetin tuaj. Jashtë, sërish do t’ju quajnë shqiptar.

Konvertimi nga shqiptar në kozmopolit nuk ju bën më qytetarë. Përkundrazi. Ju shton dozën e primitivizmit.

Për fund, po e mbyll me një epilog nga një shkrim imi i kahmotshëm i titulluar “Shqiptar, adresa ime e përjetshme”.

…Unë jam shqiptar. Gjuha ime është gjuha shqipe. Atdheu im quhet Shqipëri. Jetoj në pjesën veriore të Shqipërisë, që quhet Kosovë. Në jetën time, në vazhdimësi kam pasur mungesë të identitetit kombëtar.

Përsëri kam mungesë identiteti. Vazhdimisht kam kërkuar të quhem shqiptar e jam quajtur ndryshe. Unë vazhdoj të jem shqiptar, dhe si i tillë kam vetëm një atdhe – Shqipërinë. Kërkoj ndjesë nga realiteti, por, nuk pranoj të më quajnë ndryshe, përpos shqiptar.

Askush nuk mund të më detyrojë të ndërroj identitet, të quhem ndryshe, të ndihem ndryshe e as të flas ndryshe. As të pranoj atdhe ndryshe.

Atdheu im quhet Shqipëri, unë flas shqip e quhem shqiptar dhe kjo është adresa ime e përjetshme”.

Arben I. Kastrati

Mbi mungesën e identitetit kombëtar dhe kozmopolitët