Mirikëll of Fridom

Me rënien e sistemit komunist dhe me zhdukjen e Traktatit të Varshavës, NATO-ja nga një organizatë mbrojtjeje fiton një status hegjemonie në botë për sa i përket fushës ushtarake, duke qënë e para dhe më e fuqishmja aleancë ushtarake në botë. Kjo liri e madhe veprimi që iu “ofrua” NATO-s duhej së pari menaxhuar dhe së dyti zgjeruar dhe me hyrjen në këtë organizëm të shteteve të tjera, me përparësi të madhe për vendet e lindjes europiane, kjo për arsye që kuptohen lehtë, pasi është e vërtetë që blloku granitik lindor ka rënë, por ka treguar riaktivizim disa herë pasi Rusia nuk bën gjithmonë një politikë që shkon drejt stabilitetit të marrëdhënieve me vendet perëndimore. Në këtë kuptim, integrimi i Shqipërisë në NATO bëhet një domosdoshmëri gjeopolitike, gjë që e kuptuan liderët e NATO-s po edhe qeveritë shqiptare, duke u orientuar vullnetshëm drejt busullës “euro-atlantike”.
Në këtë kuptim, NATO-ja e udhëhequr nga SHBA me anë të vendosmërisë së saj bombardoi Serbinë si gjatë konfliktit të Bonsje-Hercegovinës, po sidoms ndaj konfliktit në Kosovë në 1999, duke treguar kështu së pari se NATO-ja udhëhiqet nga parimet e lirisë duke treguar një mesazh të qartë dhe hapur se nuk mund të tolerohet sanjë regjim diktatorial në territorin të Evropës dhe së dyti duke thënë faqe botës se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm dhe ky stabilitet mund të ruhet vetëm nga strukturat euro-atlantike, dmth NATO.
Mund të themi me shumë bindje se Shqipëria gjatë konfliktit të Kosovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e luftës nga Aleanca. Kështu, Shqipëria lejoi Aleancën që të vendoste elemente të mbështetjes logjistikë në Tiranë, në mënyrë që të sigurohej mbarëvajtja e operacionit të paqeruajtjes në Kosovë. Gjithashtu, Shqipëria ka dhënë ndihmesën e daj në stabilizimin e situatës në Maqedoni gjatë konfliktit tnik të viteve 2001-2003.
Mirëpo, cila ka qënë ecuria e këtyre marrëdhënieve përgjatë viteve, të cilat kulmuan me integrimin e vendit tonë në këtë Aleancë. Në vitin 1992, Shqipëria iu bashkua Këshillit të Kooperimit Euro-Atlantik (më vonë i quajtur Këshilli për Partneritet Euro-Atlantik). Ky Këshill shërben si një organizëm komunikimi midis vendeve të NATO-s dhe vendeve që nuk janë anëtare të saj por që aspirojnë të anëtarësohen. Në vitin 1994, Shqipëria tregoi sërish vendosmërinë e saj për të qënë pjesë e strukturave atlantike duke iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Në vitin 1999, NATO-ja vendosi një bazë të saj logjistike në Tiranë, e cila do të shërbente si urë lidhjeje mes Shqipërisë, KFOR-it dhe instancave politikë-bërëse të NATO-s.

 

Shqipëria nga ana e saj, nëpërmjet stërvitejeve të shumta të përbashkëta të zhvilluara gjatë fillim viteve 2000 si dhe vullnetit për të cuar trupa paqeruajtëse në botë, ku mund të përmendim Afganistanin (i përbërë nga 30 paqeruajtës), Bosnje-Hercegovinën, që nga viti 1996, Irak (mision i cili përfundoi në 19 tetor 2008), Gjeorgji, Cad (mision që ka filluar ne korrik të vitit 2008 dhe që drejtohet nga Bashkimi Europian, i mbështetur nga NATO. Ky kontigjent  është i përbërë nga 63 ushtarë dhe e kryen misionin e vet sipas rezolutës 1778 të KS të OKB-së), tregoi se integrimi në NATO nuk ishte një demagogji politike po një dëshirë si e qeverive përtej të majtës dhe të djathtës ashtu dhe e popullit shqiptar që të bashkohen me NATO-n. Duhet thënë se mbështetja shqiptare ndaj NATO-s gjatë viteve të pluralizmit ka qënë e plotë dhe e një niveli shumë të lartë (95% e popullsisë). Arsyet mund të jenë të ndryshme, mund të përmendim së pari një amalgam që populli shqiptar bën jo rrallëherë midis BE-së dhe NATO-s, duke i parë ato si dinamot e gjenerimit të të njëjtës ëndërr, atë të integrimit europian. Duhet përmendur mbështetja gati providenciale në luftën e Kosovës si dhe konceptin strategjik sipas të cilit një pikë mbështetje që një popull i vogël si i yni duhet të ketë duke patur parasysh ripërtëritjen gati shekullore të politikave nganjëherë aspak miqësore të fqinjëve.

Përpjekjet e Shqipërisë nuk kanë qënë të vogla, pasi të jesh anëtar i NATO-s kërkon shumë sakrifica, buxhetore, material, njerëzore dhe politike. Materiale pasi vjetërsia e armëve dhe pajisjeve të ushtrisë sonë nuk mund të përputheshin me kërkesat që ka NATO-ja për një ushtri që duhet të jetë anëtare e saj. Njerëzore pasi NATO-ja, duke parë zhvillimet e fundit gjeostrategjike nuk i ndruhet sulmeve frontale por terrorizmit dhe rebelimeve lokale të cilat nuk mund të luftohen dot me strategjitë klasike të luftës. Në këtë kuptim, ishte e domosdoshme që ushtria shqiptare të modernizohej, thënë nryshe të largonte shumë kuadro dhe ta profesionalizonte atë, duke krijuar mundësitë e rritjes së eficencës të ushtrisë sonë dhe përballjen nga ana e saj të krizave ndërkombëtare. Dhe së treti, materiale, pasi pajisjet luftarake që dikur ishin krenaria boshe e një regjimi që shihte armiq kudo iu nënshtruan procesit të cmontimit, duke hapur kështu mundësinë e modernizimit të pajisjeve të ushtrisë, të cilat do të bëhen me metodat e ofertimit të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes, gjë që do të sjellë rëndim të buxhetit. Së katërti politike. Këto rrjedhin nga nënshkrimi nga Shqipëria e asaj që quhet Partneritet për Paqe (më poshtë referuar si PP-ja) më 23 shkurt 1994. PP-ja ka si qëllim kryesor të rrisë kapacitetin e vendeve anëtare dhe partnere që të bashkëveprojnë. PP-ja vë në jetë një seri mekanizmash që kanë si objektiv të ndihmojnë vendet partnere të kenë forca ushtarake të afta që të veprojnë më NATO-n në opercaione të përbashkëta. Program i PP-së bazohet në parimin e partneritetit individual mes cdo vendi partner dhe NATO-s. PP-ja bazohet në një dokument kuadër që duhet respektuar dhe zbatuar, i cili përmban detyrime politike të rëndësishme që kanë si qëllim ruajtjen e shoqërive demokratike, mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përmbushjen e detyrimeve që rrejdhin nga Karta e OKB-së dhe Deklarata Universale e të drejtave të Njeriut si dhe marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me cmilitarizimin. Detyrime specifike lidhen dhe me parimet e transaprencës ë buxhetit mbi mbrojtjen në nivel kombëtar në mënyrë që të vendoset një kontroll demokratik mbi forcat e armatosura. Me anë të dokumentit kuadër, Aleatët angazhohen që të konsultohen me cdo vend partner që konstaton një rrezik direkt kundër tërësisë së tij territorial, pavarësisë së tij politike dhe sigurisë. Gjatë krizës kosovare, Shqipëria e vuri në lëvizje këtë klauzolë, e cila coi në vendosjen e një delegacioni të NATO-s në Tiranë, i cili më vonë do të shërbentë si urë lidhëse me KFOR-in.
Por si materializohet hyrja në NATO e një vendi jo anëtar. Duke u përpjekur të evitojmë rëndesën e shpjegimit të procedurës, do të paraqesim më poshtë një përmbledhje të shkurtër të fazave të bisedimeve që cuan në anëtarësimin e Shqipërisë. Së pari, gjatë vitit 2007, janë mbajtur disa takime në selinë e NATO-s në Bruksel midis specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes (disa herë të drejtuar ngë Ministri i asaj kohe i mbrojtjes) si dhe ekspertë të NATO-s. Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të “matej” vullneti dhe kapaciteti që kishte vendi i ftuar, në këtë rast Shqipëria në plotësimin e detyrimeve ligjore, ushtarake dhe politike që përputhen me anëtarwsimin në NATO. Shtetit të ftuar i kërkohet që  të vërë në jetë mjetet e nevojshme që të sigurojë mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe të përgatisë sigurinë e tyre në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të Zyrës së Sigurisë së NATO-s. në përfundim të kësaj faze, Shqipëria i dërgoi zyrtarisht në fund të vitit 2007, letrën e kërkesës për anëtarësim, së bashku me axhendën e kryerjes së reformave që nuk ishin përfunduar ende. Kjo letër u dërgohet të gjithë ministrave të jashtëm të vendeve anëtare nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.  Kjo fazë coi në Samitin e famshëm të Bukureshtit ku u diskutuan dhe u firmosën protokollet shtesë ndaj Traktatit të Atlantikut të Veriut, protokolle që duheshin ratifikuar nga vendet anëtare të NATO-s. NATO-ja është një traktat që për sa i përket vendimmarrjes e ruan formalisht parimin e  sovranitetit të shteteve. Në këtë mënyrë, që të bëhej Shqipëria anëtare e NATO-s, ishte e domosdoshme që të gjitha vendet unanimisht të ratifikonin këto protokolle. Së fundmi, Sekretari i Përgjitshëm ftoi Shqipërinë që të ishtë pjesë ë Traktatit të Atlantikut të Veriut, gjë që u pranua në 4 prill 2009 nga Shteti shqiptar.
Sa thamë më lart shërbejnë për të relativizuar thëniet sipas të cilave NATO-ja e ka integruar Shqipërinë për qëllimet e saj strategjike. Një pohim i tillë mund të qëndrojë por duhen sjellë shumë nuanca pasi përpjekjet e shtetit shqiptar kombinuar me dëshirën dhe vullnetin për të qënë pjesë ë NATO-s meritonin mirënjohje nga ana e vendeve anëtare gjë që u arrit me samitin e Bukureshtit i prillit 2008, ku Shqipëria mori ftesën për të qënë anëtare e NATO-s. Më 9 korrik 2008, Aleatët e Traktatit të Atlantikut të Veriut ratifikuan protokollet në lidhje me hyrjen e Shqipërisë në NATO, e cila shënoi dhe fillimin e ratifikimeve nga Parlamentet e tjera të vendeve anëtare, ku nuk duhet harruar ceremonia mëse solemne e organizuar nga Presidenti Bush me rastin e firmosjes së dekretit për pranimin e Shqipërisë dhe të Koracisë. Përtej lirikës së shërbyer nga udhëheqësit tanë politikë, kjo ftesë e marrë ka ridemnsionuar marrëdhëniet në ballkan dhe më tej, duke treguar rëndësinë që ka Shqipëria për strukturat euro-atlantike dhe duke treguar interes në rritje për një rajon që dikur ishte djepi i mosmarrëveshjeve që sillnin konflikte por që sot tenton drejt harmonizimit të domosdoshëm, ku NATO-ja është mbrojtësja e këtij harmonizimi dhe jo një mjet nënshtrimi, largimi apo infiltrimi…

Mirikëll of Fridom