Simbolika e shesheve

Kushtet fizike, kulturore dhe sociale te nje zhvillimi urban jane faktorët kryesorë ne formimin dhe modelimin e shesheve si nje pjesë e pandashme e strukturës dhe e jetës së qyteteve. Ne Epokën Antike dhe në Mesjetë sheshet perfaqësonin thjesht hapësira publike (Agora dhe Forumi) ku vlonte debati publik, që përfshinte në fakt vetëm pjesën e lirë të popullsisë. Ndërsa ne Rilindje dhe në Periudhën Baroke sheshet përfaqësonin autoritetin dhe fuqinë e Lordit, sepse arritja e autonomisë politike te qyteteve ishte shkak i shtrirjes (përhapjes) se shoqërisë feudale. Keto hapësira “publike” tashmë i përkisnin nje elite sesa njerëzve të thjeshtë.

Regjimet e reja, naziste, fashiste, komuniste apo edhe sisteme demokratike në vendet e kolonizuara prej tyre ose që kanë nën sundim, kërkojnë të lënë gjurmët e veta si fizikisht ashtu edhe emocionalisht jo vetëm për epokën ku jetojnë por edhe për Historinë. Per te treguar “drejtesinë”, pushtetin dhe vendosmerinë e tyre dhe për të ndikuar në cdo aspekt të jetës së njeriut, kryesisht liderat shtypës kanë demonstruar ne mënyrë të vecantë fuqinë e tyre në zhvillimin arkitektonik të qyteteve dhe kryesisht në hapësirat e lira publike: sheshet. Tashmë sheshet nuk shihen me si hapësira debati publik ose vende tregtie por si vende ku te vetëquajturit “baballarë” të kombit japin urdhra nga lartesitë e godinës qe dominon sheshin dhe ku individët te bashkuar si nje turmë e paanë degjojnë dhe ndjekin pazgjidhshmërisht “porositë” e tij. Ende edhe sot, ideja e piacave per grumbullimin e masave vazhdon të jetë një ide joshëse për diktatore ashti si dhe për liderat e sistemeve demokratike. Ende sot, shume lidera evropianë bien pre e demagogjisë dhe e populizmit dhe për te mbrojtur masa antiligjore, u drejtohen popullit duke (keq)përdorur hapësirat prej te cilave kohe me parë gjenerohej fryma e nënshtrimit dhe e shtypjes se masave.

Nga pikëpamja e kompozimit urban, bie në sy në mënyrë të vecantë mbizotërimi i nje aksi te fuqishëm të cilit i bashkohen sheshe me nje formë racionale dhe simetrike. Të pozicionuar kryesisht në fund ose në mes të aksit kryesor  këto sheshe dominohen nga nje ndërtesë. Ndërtesat e tjera rreth e rrotull nuk janë vecse shoqëruese të ndërtesës dominuese. Këto akse “ceremoniale” si nga përmasa ashtu edhe nga kompozimi janë shqetësues dhe jo komod. Sheshe të tilla kane si qëllim te “carmatosin” vullnetin e individit perballë vullnetit te pushtetit te plotfuqishem që kontrollon dhe dikton gjithcka. Rrjedhimisht, pjesa më e madhe e shesheve të shekullit te XX nuk janë tjeter vecse hapësira gjigante te varfra artistikisht dhe nga fuqia e imagjinatës. Sunduesit megalomanë sheshet i kane parë dhe përdorur si vegla për të detyruar dhe për të dominuar masën.
Si shembuj te tillë mund të përmendim kompozimin urban te qytetit Brazilia, Washington D.C., Berlini i Madh (ëndrra megalomane e Hitlerit); si dhe sheshet Königsplatz në Mynih, Sheshin e Kuq në Moskë, sheshet e Bukureshtit dhe të Shen Petërsburgut, sheshin Tiananmen, nje vepër kjo e Mao Zedong ne Pekin  si dhe Naghsh-I Jahan ne Ispahan.
                                                                                                                                                                   I.S.

 Brazilia
 

 Königsplatz, Munih
 

 “Die Grosse Platz” Berlin
 

 Piata Constitutiei dhe Pallati parlamentar, Bukuresht
 
 Naghsh-I Jahan, Ispahan.
 

 Washington D.C
 
 Sheshi Tiananmen. Pekin
 
 Sheshi I Kuq, Moske
Simbolika e shesheve