Ti nuk thua kurre gje…

Sutjena me mace,  pronare jugore,  te rropatesh per punetoret  e Renault.  E une qe jetoj gjetiu ne dimensionin e katert me filmat vizatimore. Jam e nesermja, jam  lisi dhe jam vatra. Eja ne shtepine time  dashuria ime eja  se aty ka zjarr. Po vjedh  per lekuren nen petkun e mjerimit.  Jam nje boeing i vjeter  i vitit 89. Nisem me lule ne dhembe per te fundit lufte. Makina ime e shkrimit  ka nje petk te ri.

 

Shikoj magnetofonin ne syrin e nje vogelusheje.  Pianot mbi barqet  e vajzave ne Paris. Nje shimpanze i akullt  qe kendon muziken time.  Butesisht  me mua dhe ti qe nuk the asgje,  ti asnjehere nuk thua gje. Nganjehere ti qan ashtu sic qajne kafshet  pa arsye dhe duke thene asgje.  Si ti,  sy i tjeterkund,  qe ben nje feste per mua.  Ne barkun tend te shkrete une shikoj turma. Jam e nesermja,  ti je e nesermja e jetes sime.  Shikoj te fejuara  te perhumbura qe zhvishen. Ne kadifene e zerit tend qe kalon neper  nate,  shikoj aroma te vaketa mbi trotuare endrrash.

 

Ne Paris kur qendroj i shtrire ne shtratin e saj. Te shikosh tek kalojne mbi mua vajza dhe sfungjere qe renkojne leng moshe çmendurie. E pra, une jetoj pertej ne dimension x me nje film te animuar  tek shtepia e nje miku. Jam asnjehere, jam gjithmone dhe jam x-i i formules se dashurise dhe merzise. Shikoj tramvaj blu neper shinat e femijeve te trishtuar.

 

Ndarese kineze perpara eres se veriut. Objekte pa objekte, dritare artistash  prej nga del dielli, gjeniu dhe vdekja. Prit, po shikoj nga afer nje yll jetim qe vjen ne shtepine tende per te te folur mbi mua. E njoh prej shume kohesh, eshte e fqinja ime por drita e saj eshte e genjeshtert si  dhe une, dhe ti nuk me thua asgje, ti nuk thua kurre gje.  Por ti lexon ne zemren time  sic lexon  ky yll me flaket e tij te perhumbura  neper shtigje te largeta. Ti nuk thua kurre gje si dhe yjet.

 Leo Ferre (perkthyer nga Jolka Nathanaili)

Ti nuk thua kurre gje…